Në mbledhjen e mbajtur më 7 tetor 2020, Senati i Universitetit të Tetovës solli vendim për pranimin e donacionit – ndërtim i pushimores “Drurët binjakë” në Parkun e Universitetit të Tetovës, nga zotëri Servet Memishi.

Drejtuesit e Universiteti i Tetovës e kanë mirëpritur këtë donacion nga Servet Memishi dhe njëherësh në emër të UT-së, stafit akademik dhe administrativ, si dhe të studentëve të Universitetit tonë, kanë shprehur falënderime ndaj veprimtarit të njohur tetovar, Servet Memishi, për ndërtimin e kësaj pushimore e cila do jetë në dispozicion dhe do të frekuentohet gjithmonë nga studentët dhe të punësuarit në Universitetin tonë.

Donacione të kësaj natyre Universiteti i Tetovës ka pranuar edhe në të kaluarën, sidomos në vitet e para pas themelimit me ç’rast drejtuesit e universitetit ndër vite u kanë shprehur mirënjohjen e tyre institucionale arsimdashësve, veprimtarëve dhe humanistëve, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer në rrugën e ndërtimit dhe modernizimit të Universitetit të Tetovës, i cili vijon ta kultivojë bashkëpunimin e natyrshëm me qytetarët e vendit tonë dhe më gjerë.

Zyra për informim