FTESË

 

Të nderuar,

Ju njoftojmë se procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës do të fillojë më 5.10.2020 (e hënë). Pritja solemne e studentëve të rinj të universitetit tonë do të bëhet në orën 11:00 në sheshin para Rektoratit.

Pritja solemne për studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit – Kumanovë, do të bëhet në qytetin e Kumanovës.

Pas pritjes nga ana e Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, studentët e rinj do të drejtohen drejt auditorëve të fakulteteve të tyre, ku në orën 12:00, do të kenë takim me dekanët, stafin udhëheqës dhe profesorët e fakulteteve përkatës.

Mësimi do të fillojë me prezencë fizike në të gjithë fakultetet.

Studentët obligohen që t’i respektojnë masat e caktuara për mbrojtje nga COVID – 19, ta ruajnë distancën, të kenë maska mbrojtëse dhe të respektojnë shenjat përkatëse gjatë prezencës në hapësirat e Universitetit.

 

DATA: 5.10.2020

KOHA: 11:00 h

VENDI: Sheshi para Rektoratit të Universitetit të Tetovës

 

 

Zyra për Informim