Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik informon se duke filluar nga viti akademik 2019/2020, realizimi i bashkëpunimit dypalësh ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë nga ana e Polonisë do të kryhet në kuadrin e “Programit të ri për shkëmbimin e studentëve dhe shkencëtarëve”, si pjesë e bashkëpunimit dypalësh–ofertë për studentët dhe shkencëtarët e huaj (“Exchange Programme for students and scientists as part of the bilateral cooperation – offer for incoming students and scientists”). Risi e rëndësishme në procedurën për kandidatët është se pas pranimit të tyre fillestar, do të jenë të detyruar të regjistrohen individualisht në sistemin NAWA TIK.

Linku për regjistrim është: https://www.nawa.gov.pl/en/

Bursa përfshin shpenzimet e studimeve dhe jetesës (strehim, ushqim, etj.) gjatë qëndrimit për studime, hulumtim, ligjëratë ose në fushën e artit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe informata më të hollësishme mund të gjenden në faqen e internetit:
https://nawa.gov.pl/studenci/studenci-zagraniczni/program-wymiany-osobowej-studentow-i-naukowcow-w-ramach-wspolpracy-bilateralnej-oferta-przyjazdowa

Aplikimet duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 15 maj 2019.

Personi kontaktues: Goce Vidanovski, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar,
e-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk