Akademia Schloss Solitude me seli në Shtutgard të Gjermanisë shpall thirrjen e 17-të për aplikim për programin e saj ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor “artist-in-residence”.
Më shumë se 1,400 artistë të diplomuar nga më shumë se 120 vende kanë zhvilluar dhe avancuar projekte në Akademinë që nga hapja e saj në vitin 1990, duke krijuar një rrjet të ngushtë global të Alumnit Solitude që zgjerohet nga viti në vit.
Artistët ndërkombëtarë janë të ftuar të aplikojnë nga sferat e mëposhtme : VISUAL (artet vizuale dhe media), AURAL & PHYSICAL (artet muzikore dhe interpretuese), DIGITAL (arti digjital, lojërat, gazetaria digjitale, botimet digjitale), SPATIAL (arkitekturë dhe dizajn), TEKSTUAL (literaturë dhe gjuhë), SOCIETAL (arsim, ndërmjetësim, teori), SCIENTIFIC (shkencat humane, sociale, natyrore dhe ekonomike).

Përfitimet

Bursa përfshin përfitimet e mëposhtme:
– Një studio e lirë, e mobiluar / e punës, duke përfshirë rrymën, ujin dhe ngrohjen;
– Një grant mujor prej 1.200 euro;
– Shpenzimet e udhëtimit për vajtje-ardhje (një herë).

Si të aplikoni?

Aplikuesit duhet të regjistrohen dhe të shkarkojnë formularin e aplikimit në faqen për aplikim.
Për më shumë informacione ju lutemi lexoni dokumentin ose vizitoni faqen zyrtare të internetit:
http://www.akademie-solitude.de/en/fellowship/residency/

Afati i fundit për aplikim është deri më 30 prill 2019.