“Delightful Istanbul Winter School” në kuadër të Universitetit Aydin të Stambollit shpall programin për shkollën dimërore 2019!
Në periudhën prej 13 deri më 25 janar përmes “Delightful Istanbul Winter School” është paraparë një program i mrekullueshëm dhe lëndë interesante, ndërsa studentët mund të zgjedhin njërin nga kurset e programit.
Secili nga kurset zgjat dy javë, me gjithsej 50 orë mësimi, duke përfshirë edhe punën në laborator si dhe udhëtimet në kuadër të fushës së caktuar.
Nëse nuk përmbushet kuota e nevojshme e pjesëmarrësve (më pak se 10 pjesëmarrës), UAS ka të drejtë të anulojë ndonjë nga kurset.
HARXHIMET:
Tarifa e programit: 750 USD
Në pagesë përfshihen:
-Pagesa për programin (50 orë);
-Materialet për kursin;
– Akomodimi superior prej 14 netësh në hotel në dhoma të ndara;
-Kartelat pa pagesë për hyrje në muze;
-Dy turne vizitash për dy fundjava;
-Ceremonia e diplomimit.

Kandidatët e interesuar mund te aplikojnë në linkun vijues:
https://delightfulapp.aydin.edu.tr/?AppType=Summer
Afati i fundit për regjistrim është deri më 1 dhjetor 2018.