Jemi të pikëlluar nga pasojat e tërmetit katastrofal në Shqipëri, ku humbën jetën disa qytetarë dhe shumë  të tjerë u lënduan. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë nga Republika e Shqipërisë që u prekën dhe u tronditën nga kjo fatkeqësi e rëndë natyrore.

Në emër të Universitetit të Tetovës, u shpreh ngushëllimet vëllazërore drejtuesve më të lartë të Republikës së Shqipërisë, familjeve  të viktimave, dhe ju urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve në këtë ngjarje fatale.

Në këto momente kaq të vështira, solidarizohemi me bashkëkombësit tanë, të cilët si kurrë më parë kanë nevojë për ndihmën dhe kurajën e secilit prej nesh!

 

Tetovë, më 26 nëntor 2019

Rektori

Prof. Dr. Vullnet Ameti