Një lajm i hidhur ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës, ikonës së muzikës shqiptare, e cila me zërin e saj të magjishëm bëri që muzika shqiptare të njihet edhe në përmasa ndërkombëtare.
Nexhmije Pagarusha me personalitetin e saj prej artisteje të mirëfilltë, u shndërrua në ambasadore të miqësisë midis popullit shqiptar dhe popujve të tjerë në rajon dhe më gjerë.
Mirënjohje të përjetshme për kontributin dhe përkushtimin e veçantë ndaj muzikës dhe kulturës shqiptare, si dhe promovimin ndërkombëtar të saj.
Në emër të Universitetit të Tetovës, ju shprehi ngushëllime familjes së saj, institucioneve në Republikën e Kosovës dhe mbarë kombit tonë.

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës