Multikultura shpall:
Thirrje për aplikues nga akademia për vullnetarë, duke filluar nga data 12.07.2018.
Të rinjtë, gjatë periudhës tremujore, do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri të reja lidhur me sipërmarrësinë, avokatësinë, aktivizmin, artet dhe zejet, të drejtat humane, fjalën e lirë si dhe të realizojnë lojëra dhe aktivitete të shumta sociale.
Ftojmë vullnetarët tanë dhe të rinjtë tjerë aktivë të aplikojnë për këtë mundësi të shkëlqyer deri më 09.07.2018!
Nëse dëshironi të jeni pjesë e akademisë së parë vullnetare për të rinj në Maqedoni, plotësojeni aplikacionin në linkun vijues dhe prisni që të keni një verë edukative dhe të mrekullueshme.