Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, bashkë me përfaqësuesit e Zyrës për Menaxhimin e Cilësisë dhe Evaluim të Universitetit tonë morën pjesë në Forumin XIII Evropian të Sigurimit të Cilësisë, i cili u organizua nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane.
Forumi i zhvilloi punimet prej 15 deri më 17 nëntor 2018, në Vjenë të Austrisë. Tema kryesore që trajtoi ky forum ishte “Zgjerimi i fushës së sigurimit të cilësisë” dhe nëpërmjet sesioneve paralele të prezantimeve dhe punëtorive, deri te përfaqësuesit e universiteteve të ndryshme evropiane pjesëmarrës në këtë eveniment u prezantuan zhvillimet aktuale të sigurimit së cilësisë.
Fokusi i Forumit XIII u përqëndrua në mënyrën se si institucionet dhe agjencitë e sigurimit të cilësisë mund të ndërtojnë sisteme që përfshijnë një gamë të gjerë të aktiviteteve, përfshirë mësimdhënien dhe mësim – nxënien, hulumtimet, qeverisjen dhe shërbimin që i jepet shoqërisë, informata këto të cilët do të shërbejnë në rritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha universitetet evropiane.
Ky forum, mes tjerash ofroi një platformë diskutimi, zhvillimi profesional dhe shkëmbimi të përvojave për sigurim të cilësisë mes drejtuesve të universiteteve, udhëheqësve për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë, si dhe aktorëve të tjerë që punojnë në këtë sektor me rëndësi.