Të nderuar miq,

Në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Për të dytin vit me radhë e fillojmë agjërimin duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia globale Covid -19.

Bashkë me solidaritetin, vlerat dhe mirësinë njerëzore që na afrojnë me  njëri- tjetrin sidomos në këtë muaj, le t’i respektojmë masat kundër përhapjes së virusit korona dhe të gjithë të kontribuojmë në rikthimin e jetës normale.

Qoftë i lehtë për Ju ky muaj agjërimi!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës