Në kuadër të rrjetit të aleancës AURORA, në të cilin Universiteti i Tetovës është partner i asocuar, u mbajt uebinari i parë për ngritje të vetëdijes. Ky ishte njëri ndër gjashtë takimet që planifikohen të realizohen gjatë kohëzgjatjes së projektit në kuadër të programit për mbështetje të zhvillimit të kapaciteteve (WP 4.4.).

Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga një ekip i përbërë nga zyrat kompetente për çështje të përpilimit të programeve mësimore, të cilësisë dhe evaluimit, të hulumtimit dhe inovacionit, të studimit të ciklit të tretë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe të menaxhimit të projekteve. Uebinari u hap nga përfaqësuesit e Universitetit PalackyOlomouc dhe përfaqësueses nga  Universiteti Vrije i Amsterdamit, si organizatorë të ngjarjes. Më pas vijoi prezantimi i tre koncepteve kyçe: korniza e kompetencave (CompetenceFramework), shërbime dhe bashkëkrijim (Servicelearningandco-creation), mobilitet virtual (Virtual Mobility).

Në grupe, ekipet patën mundësi të ndajnë përvojat sipas kontekstit unik të secilit universitet,të mësojnë mbi përvojat e institucioneve të tjera partnere, si dhe të këmbejnë ide për inicimin e disa prej aktiviteteve të propozuara gjatë takimit.

Ky uebinar shërbeu si një pikënisje për zhvillim të ‘aftësive të buta’ brenda programeve studimore, për zhvillimin e të mësuarit dhe ofrimit të shërbimeve akademike si mision i tretë i universiteteve, si dhe për vendosjen e një këmbimi virtual për studentët dhe stafin akademik. Pjesëmarrja e UT-së si partner i asocuar në një rrjet të këtillë, përkrah universiteteve udhëheqëse në hulumtim dhe inovacion, paraqet mundësi të shkëlqyer për të ndjekur ritmin e zhvillimeve dinamike në botën akademike.