Universiteti i Tetovës është bërë pjesë e 10 rrjeteve të Programit për Shkëmbim të Evropës Qendrore për Studime Universitare “CEEPUS”. Universiteti ynë, që nga 2017 e ka pesëfishuar pjesmarrjen në rrjetet CEEPUS. Rrjetet në fjalë janë si më poshtë:

– CIII-BG-1103-04-1920 Modelling, Simulation and Computer-aided Design in Engineering and Management ;
– CIII-AT-1101-04-1920 EcoManAqua – Ecology and Management of aquatic ecosystems in Central, East and Southeast Europe;
– CIII-RS-1012-05-1920 Building Knowledge and Experience Exchange in CFD.
– CIII-HR-1005-05-1920 Educational Systems in Central Europe;
– CIII-HR-1107-04-1920 Philosophy and Interdisciplinarity;
– CIII-RO-0014-15-1920 (Umbrella) Borders and Borderlines in Cultural Anthropology in the university education;
– CIII-SK-1018-05-1920 Biology, Biotechnology and Food Sciences;
– CIII-CZ-0311-12-1920 Landscape management – Sustainable land use perspectives in the Central European Region;
– CIII-AT-0042-15-1920 Image Processing, Information Engineering & Interdisciplinary Knowledge Exchange;
– CIII-ME-1203-03-1920 (Umbrella) Education, Training and Research in the multidisciplinary field of Sport Sciences.
Fakultetet pjesmarrëse në këto rrjete janë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, Fakulteti i Edukatës Fizike dhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit.
Programi CEEPUS ka për qëllim të promovojë mobilitetin e studentëve dhe stafit arsimor, si dhe bashkëpunim, zhvillim të programeve të përbashkëta që çojnë në diploma të përbashkëta. Po ashtu, ju mundëson institucioneve të arsimit të lartë të marrin pjesë si koordinatorë ose partnerë në CEEPUS III të rrjeteve universitare nga fusha të ndryshme.
Zyra për Informim