Përfaqësues nga Universiteti i Tetovës, përkatësisht punonjës të Zyrës për Menaxhim me Cilësinë dhe Evaluim morën pjesë në Forumin e 14-të Evropian të Sigurimit të Cilësisë, që u organizua nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane. Këtë vit, forumi i zhvilloi punimet në Berlin të Gjermanisë, prej 21 e deri më 23 nëntor, ku tema kryesore ishte: “Mbështetja e angazhimit shoqëror në arsimin e lartë”.
Gjatë trajtimit të kësaj teme, përfaqësues të sektorëve të sigurimit të cilësisë të një numri të konsiderueshëm të universiteteve, si dhe të agjencive kombëtare evropiane, nëpërmjet sesioneve plenare dhe paralele realizuan diskutime me orientime praktike, si dhe të bazuara në hulumtime në lidhje me zhvillimin momental të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Zyra për Informim