Programet studimore të Fakultetit Pedagogjik janë dizajnuar sipas parimeve të Sistemit të Bolonjës. Qëllimi është që programet studimore t’i përshtaten dinamikës së reformave në sistemin arsimor në vend, si dhe përshtatja përballë tendencave bashkëkohore në arsim. Ky fakultet synon që studentët të arrijnë:

  • Konkurrim në tregun akademik evropian;
  • Profilizim përmes zhvillimit të kompetencave;
  • Programe të pranuara ndërkombëtarisht;
  • Mundësi lëvizjeje akademike.

Në Fakultetin Pedagogjik organizohen:

  • Ligjërata interaktive dhe debatuese;
  • Mësimnxënie në laboratorë dhe në terren;
  • Mësimdhënie përmes TI-së;
  • Qasja e re: “Studenti në qendër”.

Në ciklin  I të studimeve, në Fakultetin Pedagogjik janë të akredituara katër programe studimore:

  1. Pedagogji profesionale
  2. Mësim klasor,
  3. Edukim parashkollor
  4. Edukim special dhe rehabilitim.

Në ciklin  II  të studimeve janë të akredituara këto programe studimore:

  1. Pedagogji, me tri drejtime: a. Arsim elementar; b. Inovacione didaktike dhe c. Menaxhim në arsim
  2. Edukim special dhe rehabilitim, me tri drejtime: a. Arsim inkluziv; b. Autizëm dhe dëmtime intelektuale dhe c. Logopedi dhe dëmtim të të dëgjuarit

Në ciklin III të studimeve është i akredituar  programi studimor Pedagogji, me dy drejtime:

  1. Strategjia për zhvillimin e arsimit dhe
  2. Strategjia për zhvillimin e mësimdhënies.

Në kuadër të Fakultetit Pedagogjik organizohet edhe programi studimor për përgatitje pedagogjike – psikologjike dhe metodike, i cili zgjat një semestër.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Mësim Klasor 240 Mësimdhënës i diplomuar i mësimit klasor Download
Edukim Parashkollor 240 Edukator i diplomuar i fëmijëve të moshës parashkollore Download
Pedagogji Profesionale 240 Pedagog i diplomuar Download
Edukim Special dhe Rehabilitim 240 Edukator special dhe rehabilitator i diplomuar Download
Logopedi 240 Logoped i diplomuar Download

Programi studimor ECTS
Përgatitja pedagogjike-psikologjike dhe metodike 30 Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Edukim Special dhe Rehabilitim – drejtimi Arsim Inkluziv 60 Magjistër i edukimit special dhe rehabilitimit – drejtimi Arsim inkluziv
Edukim Special dhe Rehabilitim – drejtimi Autizmi dhe Aftësia e Kufizuar Intelektuale 60 Magjistër i edukimit special dhe rehabilitimit – drejtimi Autizmi dhe aftësia e kufizuar intelektuale
Edukim Special dhe Rehabilitim – drejtimi Logopedia dhe Dëmtime në Dëgjim 60 Magjistër i edukimit special dhe rehabilitimit – drejtimi Logopedia dhe dëmtime në dëgjim
Pedagogji – drejtimi Arsimi Elementar 60 Magjistër i pedagogjisë – Arsimi elementar
Pedagogji – drejtimi Inovacionet në Mësim 60 Magjistër i pedagogjisë – Inovacionet në mësim
Pedagogji – drejtimi Menaxhimi në Arsim 60 Magjistër i pedagogjisë – Menaxhimi në arsim
Pedagogji Sociale 60 Magjistër i pedagogjisë sociale
Pedagogji Sociale 120 Magjistër i pedagogjisë sociale
Pedagogji – drejtimi Edukim Parashkollor 60 Magjistër i edukimit parashkollor

Dekan
Prof. Dr. Lulzim Mehmedi
lulzim.mehmedi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Besa Havziu
besa.havziu@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Doc. Dr. Teuta R. Rasimi
teuta.rasimi@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Mirvete Shabani
mirvete.shabani@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shkurt 2022)

Project
“Living Democracy”

Click