Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë si pjesë integrale e Universitetit të Tetovës, me programet studimore Prodhimtari Bimore, Prodhimtari Animale, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare. Rritja e vazhdueshme e popullsisë në rruzullin tokësor, kërkon nga bujqësia rritjen e sasisë dhe cilësisë së ushqimit, ndërkaq zvogëlimi i sipërfaqeve punuese bujqësore nga ana tjetër, e vështirëson këtë nevojë të popullatës. Për ta arritur këtë objektiv duhet të kemi një bujqësi intensive, profesionale dhe të integruar. Vetëm në këtë mënyrë bujqësia nga sipërfaqet e zvogëluara mund të sigurojë sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe ushqim cilësor. Në të njëjtën kohë, prioritet global i bujqësisë është përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit, në përputhje me këto procese.
Fakulteti ka për qëllim:
● Ndjekjen e metodave më të reja të prodhimtarisë bujqësore intensive, përdorimin sa më adekuat të mekanizimit bujqësor, produkteve për mbrojtjen e bimëve;
● Krijimin e kuadrove shkencore të një modeli të një arsimimi evropian të aftë për kyçje në punët hulumtuese-shkencore në lëmin e bujësisë, bioteknologjisë dhe mjedisit jetësor;
● Transferin e teknologjive të reja në bujqësi përmes bashkëpunimit intensiv me fermerët, kapacitetet përpunuese dhe institucionet e ngjashme në vend, regjion dhe në botë.
Imperativi i Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë është të krijojë një profil profesional dhe akademik, i cili do të zotërojë njohuritë e nevojshme për t’u përballur me sfidat e ndryshme që i ka bujqësia në drejtim të prodhimtarisë, menaxhimit, mbrojtjes, dhe përpunimit të produkteve bujqësore si dhe të kërkesave të tregut.
Cikli I
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu. (Publikuar: Shtator 2024)