Oraret e Ligjëratave, Ushtrimeve, Kolokfiumeve dhe Konsultimeve:
Dokumentet për ciklin I:
Dokumentet për ciklin III:
Kryetar i Parlamentit Studentor | Ladon Murseli
E-mail: parlamenti.studentor@unite.edu.mk
- Statuti i Parlamentit Studentor
Attachment - Rregullorja e Parlamentit Studentor
Attachment - Dokumente dhe udhëzues
Formulari për aplikim
Kalendari
Vendim për formimin e komisionit zgjedhor
Vendim për përcaktimin e kritereve
Vendim për shpalljen e zgjedhjeve
Vendim për vërtetimin e kandidaturave
Vendim për mënyrën e votimit
Konkurs për Bursë nga SHA ESM- Shkup
Të nderuar student, Në vazhdim e keni Konkursin për Bursë nga SHA ESM- Shkup. Ky konkurs vlenë vetëm për studentët e këtyre fakulteteve: - Fakulteti i Shkencave Aplikative: Programi studimor [...]
Konkurs – ESM 2020-2021
Në bazë të Memorandumit për bashkëpunim, të nënshkruar në mes SHA Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut (SHA ESM Shkup) dhe Universitetit të Tetovës, shpallet: KONKURS Për ndarjen e 5 [...]
Konkurs – ESM 2019-2020
Në bazë të Memorandumit për bashkëpunim, të nënshkruar në mes SHA Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut (SHA ESM Shkup) dhe Universitetit të Tetovës, shpallet: KONKURS për ndarjen e 5 [...]
Përfitimet nga puna praktike e studentëve
Puna praktike është një formë e të mësuarit që integron njohuritë dhe teorinë e mësuar akademike me zbatimin praktik dhe zhvillimin e aftësive në një mjedis profesional. Ajo paraqet një përvojë pune të mbikëqyrur/monitoruar në një institucion apo organizatë,që e ofron atë program të punës. Pra, puna praktike jep një mendim të qartë dhe konkret rreth lidhjes dhe varshmërisë në mes të pjesës akademike gjatë studimeve dhe realitetit social në praktikë. Gjatë punës praktike studentët kanë mundësinë që t’i testojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve, shkathtësitë dhe aftësitë e tyre hulumtuese, me rastin e aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Gjatë punës praktike studentët mund t’i detektojnë edhe mangësitë në aftësitë e tyre, të cilat mund t’i përmirësojnë paraprakisht nga punësimi i tyre.
Puna praktike mund të kryhet në çfarëdo institucioni, duke përfshirë këtu sektorin publik, privat, organizatat qeveritare dhe joqeveritare, institucionet hulumtuese, mediat, organizatat ndërkombëtare etj., varësisht prej interesimit të studentit se ku mendon ai se do të ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për karrierën e tij/saj.
Cilat janë përparësitë / përfitimet e punës praktike?
- Testimi i njohurive të studentit;
- Shërben si mënyrë e depërtimit më të thellë në fushën përkatëse të studimit;
- Shërben që të hulumtohen dhe të vlerësohen detyrat e veçanta që do të praktikohen në profesionin e ardhshëm të studentit;
- Duhet t’i ofrojë studentit mundësinë që në mënyrë të pavarur t’i aplikojë dhe më tej t’i zhvillojë njohuritë metodologjike dhe teorike të përfituara në kurset e studimit;
- Pasurimi i përvojës dhe rezymesë/CV-së;
- Hulumtimi / ridefinimi i qëllimeve të karrierës në të ardhmen;
- Vetëdijesimi për motivet, aftësitë dhe interesat e studentit;
- Duhet të përdoret nga studenti që të vendosë metoda dhe njohuri të ndryshme akademike dhe shkencore në praktikë;
Puna praktike e pasuron studentin nga ana profesionale dhe e përgatit atë për tregun e punës duke e bërë më të përshtatshëm për punësim, pasi që e dimë që tregu i punës sot kërkon edhe shkathtësi të tjera si ato të përgjithshme; shkathtësitë komunikuese, puna në grup, fleksibiliteti, etj. Këto janë shkathtësi që krijohen gjatë përvojës që mund ta fitoni duke punuar. Ajo u mundëson studentëve një avantazh konkurrues në raport me të diplomuarit e tjerë me përvojë të kufizuar pune praktike, si dhe mundëson krijimin e rrjetit të kontakteve dhe referencave profesionale për studentët, si kandidatë potencialë për punësim pas diplomimit.
Një praktikë e planifikuar dhe e realizuar mirë u ofron studentëve një shans për të fituar njohuri të dorës së parë, një organizate dhe një industrie, duke i ndihmuar ata të përqendrohen në qëllimet e tyre të karrierës dhe të fitojnë aftësi të vlefshme për punë dhe përvojë pune që e pasurojnë rezymenë e përgjithshme të tyre.
MISIONI
Misioni i Alumnit është të zhvillojë dhe forcojë rrjetin e bashkëpunimit ndërmjet studentëve aktualë, profesorëve të Universitetit të Tetovës dhe të gjithë të diplomuarve në këtë universitet. Objektivi kryesor i kësaj strukture është orientimi dhe këshillimi i studentëve për një qasje më të mirë në tregun e punës, respektivisht përfshirja e sa më shumë studentëve në tregun e punës, si një tregues i zhvillimit dhe i rritjes së cilësisë, duke promovuar dhe rritur imazhin pozitiv të universitetit dhe Alumnit të tij.
VIZIONI
Rrjeti Alumni ka nё fokus mbarëvajtjen profesionale tё individëve qё kanё kryer studimet nё Universitetin e Tetovës. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit, të cilat janë më se të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos për përballjen me tregun e punës. Ky asociacion e ka përqendruar punën e tij mbi dy grupe: Së pari: të diplomuarit e Alumnit, do të ndjekin hap pas hapi karrierën e atyre që janë të punësuar si dhe do t’u krijohet mundësia e përfshirjes në tregun e punës atyre që nuk janë bërë ende pjesë e këtij tregu nëpërmjet gjetjes së vendeve për punësim në sektorin publik apo në atë privat, në varësi të aftësive dhe prirjeve të gjithsecilit. Së dyti: studentëve që studiojnë aktualisht në Universitetin e Tetovës u mundësohet pjesëmarrja në intershipe dhe trajnime të ndryshme, duke bërë të mundur njohjen e tyre me tregun e punës dhe përgatitjen paraprake të tyre për t’u bërë pjesë e tij.
QËLLIMI
- Vendosja dhe mbajtja e raporteve të vazhdueshme të Universitetit dhe studentëve pas mbarimit të studimeve me qëllim të realizimit të bashkëpunimit të ndërsjellë;
- Ndihma për rekrutimin e studentëve të sapodiplomuar;
- Informimi i studentëve mbi ofertat në tregun e punës;
- Lidhja e të gjithë studentëve që kanë kryer studimet me Asociacionin Alumni;
- Krijimi i bazës e cila do t’i përmbajë të gjitha të dhënat e të regjistruarve në këtë Asociacion dhe të njëjtat do t’i bëjë të qasshme për të gjithë anëtarët e Alumnit, me qëllim të mundësimit të ndërlidhjes së tyre për realizimin e qëllimeve të biznesit në të ardhmen;
- Ndërtimi dhe përforcimi i lidhjes në mes të studentëve, Alumnit, kuadrit të Universitetit dhe bashkësisë së biznesit;
- Zhvillimi dhe thellimi i bashkëpunimit të Universitetit me kompanitë dhe institucionet në të cilat punojnë studentët e diplomuar të Universitetit;
- Mundësimi i informacioneve më të reja inovatore në disiplinat profesionale dhe shkencore;
- Avancimi dhe shkëmbimi i njohurive profesionale, shkencore dhe praktike mes anëtarëve;
- Ngritja e reputacionit të Universitetit;
- Motivimi i studentëve aktualë;
- Mundësi që studentët të fillojnë karrierën e tyre me sukses.
AKTIVITETET
Qëllimet e tij kryesore Alumni i realizon përmes aktiviteteve vijuese:
- Krijimi i një baze të të dhënave për qasje të shpejtë dhe efikase në informacione, vendosja e kontakteve të ndërsjella afariste dhe realizimi i bashkëpunimit mes anëtarëve të Alumnit;
- Realizimi i përbashkët i programeve dhe projekteve të ndryshme;
- Organizimi i konferencave, seminareve, debateve, tryezave të rrumbullakëta për çështje të rëndësishme ekonomike dhe shoqërore si dhe për avancim individual dhe profesional të anëtarëve të Alumnit;
- Organizimi i takimeve të studentëve me anëtarët e Alumnit me qëllim të bartjes së përvojave dhe njohurive të tyre praktike;
VLERAT E PËRBASHKËTA
Realizimi i raporteve të mira dhe bashkëpunimi në mes anëtarëve të Alumnit bazohet në vlera të përbashkëta si:
- Profesionalizmi;
- Përgjegjësia;
- Besimi i ndërsjellë;
- Respekti;
- Transparenca.
REGJISTRIMI NË ALUMNI
Asociacioni Alumni paraqet rrjet në të cilin mund të regjistrohen dhe të anëtarësohen ata të cilët kanë diplomuar, magjistruar ose kanë doktoruar në Universitetin e Tetovës.
Ju duhet të shkarkoni dhe plotësoni formularin për anëtarësim (në linkun e mëposhtëm) ose të njëjtin mund ta merrni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë.
Formulari
Ne në vazhdimësi duam të mbajmë kontaktet me ju pa marrë parasysh se kur i keni mbaruar studimet. Pra, lidhuni me ne përmes anëtarësimit tuaj si dhe na ndiqni në Facebook për të qenë në rrjedhë me lajmet e fundit, mundësitë për zhvillim profesional, ngjarjet si dhe shumë mundësi të tjera që i ofron qendra jonë.
Nëse keni ndonjë koment ose pyetje potenciale, mos hezitoni të na kontaktoni në e-mail adresën tonë zyrtare: alumni@unite.edu.mk