//Fakulteti i Arteve
Fakulteti i Arteve 2018-09-21T14:18:42+00:00

Project Description

Fakulteti i Arteve është themeluar më 17 dhjetor 1994 dhe ka tre programe studimore:

  • Arti figurativ
  • Arti muzikor
  • Arti dramatik

Organizohen studime themelore dhe studime të ciklit të dytë në disiplina të ndryshme profesionale dhe përgatiten kuadro profilesh të ndryshme nga fusha e arteve. Studimet janë përshtatur me Sistemin e Akumulimit dhe Transferimit të Kredive.
Studimet në këtë shkallë akademike zgjasin katër vite akademike (tetë semestra), kurse studimet e ciklit të dytë zgjasin një vit akademik (dy semestra)
Të diplomuarit në këtë fakultet janë dëshmuar si bartës aktivitetesh në të gjitha fushat artistike, figurative, muzikore dhe skenike.
Në këtë institucion janë angazhuar mësimdhënës të dëshmuar në planin artistik dhe atë arsimor e pedagogjik.
Për pranimin e studentëve të rinj, për shkak të specifikës së drejtimeve, ka disa kushte për regjistrim, gjegjësisht të drejtë regjistrimi kanë të gjithë ata që kanë kryer shkollën e mesme katërvjeçare – profesionale, të cilët detyrimisht duhet t’i nënshtrohen provimit pranues-vlerësues.

Cikli I

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI DESKRIPTORËT
ARTI FIGURATIV Pedagogjik 8 240 Profesor i diplomuar i arteve figurative Deskriptori
Pikturë Piktor i diplomuar i arteve figurative
Grafikë Grafist i diplomuar i arteve figurative
Skulpturë Skulptor i diplomuar i arteve figurative
Dizajn grafik Dizajner grafik i diplomuar
ARTI MUZIKOR Teorike-pedagogjike 8 240 Deskriptori
Pedagogjik Pedagog i diplomuar i muzikës
Kompozim Kompozitor i diplomuar
Dirigjim Dirigjent i diplomuar
Muzikologji Muzikolog i diplomuar
Etnomuzikologji Etnomuzikolog i diplomuar
Vokalo-instrumental
Solo këndimi Solo këngëtar i diplomuar
Oboe Oboist i diplomuar
Klarinetë Klarineist i diplomuar
Fagot Fagotist i diplomuar
Trombë Tromboist i diplomuar
Korno Kornist i diplomuar
Trombon Trombonist i diplomuar
Flaut Flautist i diplomuar
Piano Pianist i diplomuar
Tubë Tubist i diplomuar
Violinë Violinist i diplomuar
Violë Violist i diplomuar
Violonçel Violençelist i diplomuar
Kontrabas Kontrabasist i diplomuar
Kitarë Kitarist i diplomuar
Fizarmonikë Fizarmonicist i diplomuar
Instrument me goditje Perkusionist i diplomuar
ARTI DRAMATIK Aktrimi 8 240 Aktor i diplomuar Deskriptori
Regji teatri Regjisor teatri i diplomuar
Regji filmi Regjisor filmi i diplomuar
Montazh Montazhist i diplomuar
Kamerë Kameraman i diplomuar
Dramaturgji Dramaturg i diplomuar

Cikli II

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI
ARTI FIGURATIV Pikturë 2 60 Magjistër i artit figurativ + emri modulit
Grafikë
Skulpturë
Dizajn grafik

Dekan
Prof. Mr. Miftar Memeti
miftar.memeti@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Mr. Nafi Jashari
nafi.jashari@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Мr. Fatos Lumani
fatos.lumani@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Arbër Ameti
arber.ameti@unite.edu.mk

Informatat, së shpejti!