Në Fakultetin Ekonomik organizohen studime sipas modelit 4+1.
Çfarë ofron Fakulteti Ekonomik?
● Programe tё akredituara (sipas sistemit tё Bolonjёs), qё janë tё pranuara nё nivel kombëtar dhe atё ndёrkombёtar;
● Ambient dinamik dhe intelektual qё stimulon aktivitet mësimor për të gjitha programet studimore dhe studentët;
● Stimulim i kreativitetit, inovacioneve, cilёsisё dhe studimit tё qёndrueshёm;
● Staf akademik me pёrvojё kombёtare dhe ndёrkombёtare;
● Pёrmirёsim tё organizimit, administrimit dhe udhëheqjes duke zbatuar standardet europiane.

Programi studimor Marketing dhe Menaxhment
Mundëson sukses në realizimin e punëve në lëmin e veprimtarisë strategjike, komunikim në marketing, shërbime dhe ide, shitje, marrëdhënie me publikun, hulumtime në treg, etj., edhe atë në: ndërmarrje, institucione, agjenci të specializuara, marketing ndërkombëtar.

Programi studimor Ekonomi dhe Biznes
Studentët, pas përfundimit të studimeve, aftësohen për ndërmarrjen e iniciativave në zbulimin dhe krijimin e sfidave afariste dhe mund të zhvillojnë karrierë profesionale në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe menaxhmentit, që kërkojnë inovacion, ndërmarrje të riskut dhe orientim drejt tregtimit.

Programi studimor Financa dhe Kontabilitet
Ky program studimor u mundëson studentëve kompetenca të fituara për kryerjen e punëve të larta profesionale nga fusha e kontabilitetit, revizionit dhe vendimmarrjes financiare, në të gjithë sektorët e ekonomisë: sektori financiar (banka, kompani sigurimesh, fonde për investim, pensionale), sektori profitabil (subjektet prodhuese, tregtare dhe shërbyese), shtëpive të revizionit, sektori publik, etj.

Programi studimor Turizëm
Programi studimor përpos përfitimit të diturive akademike universitare nga lëmi i turizmit dhe menaxhmentit turistik, mundëson zhvillimin e aftësive për kryerjen e punëve në lëmin e turizmit dhe resurseve natyrore, aftësi për punë në procesin arsimor, si profesor i turizmit ose menaxher i turizmit, etj.

Programet studimore aktuale

Akreditimi 2026

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi Programi Aktvendimi për akreditim Aktvendimi për fillim me punë
Marketing dhe Menaxhment 240 Ekonomist i diplomuar në marketing dhe menaxhment Download Download Download
Ekonomi dhe Biznes 240 Ekonomist i diplomuar në ekonomi dhe biznes Download Download Download
Financa dhe Kontabilitet 240 Ekonomist i diplomuar në financa dhe kontabilitet Download Download Download
Turizëm dhe Hoteleri 240 Ekonomist i diplomuar në turizëm dhe hoteleri Download Download Download
Investigim dhe Kontroll Financiar 240 Ekonomist i diplomuar në investigim dhe kontroll financiar Download Download Download
Shpecidion dhe Sigurim 240 Ekonomist i diplomuar në shpedicion dhe sigurim Download Download Download

Akreditimi 2023

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi Programi Aktvendimi për akreditim Aktvendimi për fillim me punë
Marketing 60 Magjistër i marketingut Download Download Download
Menaxhment 60 Magjistër i menaxhmentit Download Download Download
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore 60 Magjistër i menaxhimit të burimeve njerëzore Download Download Download
Kontabilitet dhe Auditim 60 Magjistër i kontabilitetit dhe auditimit Download Download Download
Financa, Banka dhe Sigurime 60 Magjistër i financave, bankave dhe sigurime Download Download Download
Turizëm 60 Magjistër i turizmit Download Download Download
Marketing dhe Menaxhment 120 Magjistër i marketingut dhe menaxhmentit Download Download Download
Financa dhe Kontabilitet 120 Magjistër i financave dhe kontabilitetit Download Download Download

Programet studimore paraprake

Akreditimi 2021

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi Programi Aktvendimi për akreditim Aktvendimi për fillim me punë
Marketing dhe Menaxhment 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e marketingut dhe menaxhmentit Download Download Download
Ekonomi dhe Biznes 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e ekonomisë dhe biznesit Download Download Download
Financa dhe Kontabilitet 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e financave dhe kontabilitetit Download Download Download
Turizëm 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e turizmit Download Download Download

Dekan
Prof. Dr. Brikend Aziri
brikend.aziri@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Elsana Aqifi
elsana.aqifi@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Vjollca Hasani Limani
vjollca.hasani@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Arbëresha Neziri
arbresha.neziri@unite.edu.mk

Ruzhdi Matoshi
ruzhdi.matoshi@unite.edu.mk
Publikimet

Artina Zeqiri
artina.zeqiri@unite.edu.mk
Publikimet

Ali Maksuti
ali.maksuti@unite.edu.mk
Publikimet
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shtator 2024)