Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përgatit, aftëson dhe kualifikon kuadro për pranimin, ruajtjen dhe përgatitjen e lëndës së para për përpunim, procesin teknologjik të përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore, ambalazhimin dhe ruajtjen e produkteve ushqimore, menaxhimin me cilësinë dhe sigurinë ushqimore dhe të ushqyerit e shëndetshëm të njeriut.
E gjithë kjo, arrihet përmes programeve studimore të ciklit të parë Teknologji Ushqimore me kohëzgjatje 4 vjeçare të studimeve apo 240 ECTS kredive, Nutricioni me kohëzgjatje 3 vjeçare të studimeve apo 180 ECTS kredive dhe Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore me kohëzgjatje 3 vjeçare të studimeve apo 180 ECTS kredive.
Në ciklin e dytë, mësimi realizohet në programet studimore Teknologji Ushqimore me kohëzgjatje 2 vjeçare të studimeve apo 120 ECTS kredive dhe Nutricioni me kohëzgjatje 2 vjeçare të studimeve apo 120 ECTS kredive.
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përveç hapësirave të pajisura mirë për realizimin e veprimtarisë mësimore, ka edhe laboratorë që janë të pajisura me mjete bashkëkohore për kontrollin e produkteve ushqimore, ku një pjesë e mjeteve janë donacion nga Ambasada e Republikës së Italisë. Fakulteti, gjithashtu ka edhe laboratorin hulumtues i cili është i pajisur me mjetet më bashkëkohore në fushën e analizave të produkteve ushqimore, ku një pjesë e tyre janë donacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të RMV-së.
Andaj, studentët e diplomuar në këtë fakultet, përveç asaj që u theksua më lartë, aftësohen për të ushtruar profesionin e tyre në institucione publike dhe private si: laboratorë dhe institute shkencore ku kryhen analizat fizike, kimike, mikrobiologjike, reziduale dhe senzorike të produkteve ushqimore, në institucione të ndryshme edukativo-arsimore, shëndetësore dhe sportive, në institucione që merren me sistemet për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore (ministritë, institutet, agjencionet dhe doganat) dhe në institucionet që merren me kërkime hulumtuese në sferën e shkencave të ushqimit.
Akreditimi 2021
Cikli I
| Programi studimor |
ECTS |
Kualifikimi |
|
| Teknologji Ushqimore |
240 |
Inxhinier i diplomuar i teknologjisë ushqimore |
Download |
| Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore |
180 |
Inxhinier i diplomuar i menaxhimit me cilësinë dhe sigurinë ushqimore |
Download |
| Nutricioni |
180 |
Nutricionist i diplomuar |
Download |
Cikli II
Akreditimi 2025
Cikli I
| Programi studimor |
ECTS |
Kualifikimi |
|
| Teknologji Ushqimore |
240 |
Inxhinier i diplomuar i teknologjisë ushqimore |
Download |
| Nutricioni |
180 |
Inxhinier i nutricionit |
Download |
| Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore |
180 |
Inxhinier i menaxhimit me cilësinë dhe sigurinë ushqimore |
Download |
Cikli II
| Programi studimor |
ECTS |
Kualifikimi |
| Teknologji Ushqimore |
60 |
Magjistër i teknologjisë ushqimore |
| Teknologji Ushqimore |
120 |
Magjistër i teknologjisë ushqimore |
| Nutricioni |
120 |
Magjistër i nutricionit |
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko
këtu.
(Përditësuar: Shkurt 2026)