Project Description
Fakulteti i Administrimit të Biznesit në Kumanovë ka dy programe studimore:
- Administratë biznesi
- Administratë publike
Modeli i studimeve trevjeçare u mundëson studentëve të diplomuar që të kontribuojnë në sferën e ndërtimit të politikave, menaxhimit me institucione dhe me resurset humane.
Fakulteti, në bashkëpunim me institucionet publike, studentëve u mundëson zëvendësimin e përvojës teorike me atë praktike.
Fakulteti i Administratës së Biznesit synon
- Përgatitjen e studentëve për ndërtimin e karrierës në sektorin publik, joqeveritar dhe privat,
- Zhvillimin e kompetencave dhe menaxhimin me institucionet publike, hulumtuese, analizim të politikave publike, menaxhimin me resurset njerëzore, me organizatat jofitimprurëse;
- Krijimin e një gjenerate të re administratorësh kompetentë dhe profesionistë që do t’u përgjigjen sfidave evropiane integruese;
- Aftësimin gjatë përgatitjes së studimeve në fushën e politikave zbatuese në ekonomi, menaxhment dhe gjyqësi, si dhe zhvillimin e kulturës së veprimit në praktikë dhe teori;
- Zbatimin e komunikimit bashkëkohor institucional nëpërmjet teknologjive të reja;
- Nxitjen e mendimit kritik mbi konceptet krahasuese në administratën publike, me theks të veçantë mbi komponentët historikë, socio-ekonomikë dhe shoqërorë të administratës.
Cikli I
Cikli II