Project Description
Në Fakultetin Filologjik studiohen gjuhët, letërsitë dhe kultura kombëtare dhe të huaja. Fakulteti Filologjik në bashkëpunim me universitetet nga vendi dhe jashtë realizon disa projekte hulumtuese.
Studimet themelore zgjasin 4 (katër) vjet. Studentët fitojnë diplomë të nivelit VIA-240 ECTS dhe thirrjen Profesor i degës përkatëse.
Studimet e ciklit të dytë zgjasin dy semestra (sipas modelit 4+1). Të diplomuarit arrijnë nivelin VIIA-60 ECTS dhe marrin thirrjen Magjistër i degës përkatëse.
Fakulteti Filologjik synon:
- të zgjohet dashuria ndaj letërsive dhe gjuhëve kombëtare dhe të huaja;
- të ngjallet përkushtimi ndaj shkencës së gjuhësisë dhe letërsisë;
- të përgatiten mësimdhënës të aftë në fushat përkatëse;
- të përgatiten shkencëtarë të ardhshëm në fushën e filologjisë;
- të përgatiten studentë kreativë e me vetëdije kritike.