Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore organizon studimet themelore në tetë programe studimore, që zgjasin katër vjet, kurse studenti grumbullon gjithsej 240 ECTS kredi. Ndërsa studimet e ciklit të dytë organizohen në njëzet programe studimore, që zgjasin një vit dhe dy vite, kurse studenti grumbullon 60 ECTS ose 120 ECTS kredi. Ky fakultet realizon veprimtari arsimore, shkencore-hulumtuese, aplikative dhe publikuese në sferën e shkencave informatike, matematikore, fizike, kimike, biologjike, gjeografike dhe ekologjike.

Informatika paraqet pjesë integruese të zhvillimit bashkëkohor, si të shoqërisë ashtu edhe të shkencave tjera. Studimet bazike të informatikës përfshijnë njohuri të thelluara mbi softuerin dhe harduerin, si dhe shfrytëzimin e kompjuterit për qëllime të ndryshme: udhëheqjen e proceseve, përpunimin e të dhënave, menaxhimin e informacioneve, përpunimin e sistemeve inteligjente kompjuterike, etj.

Matematika paraqet shkencë që është në korelacion me shkencat teknike dhe fizikën, por në kohën e fundit është evidente se depërton edhe në ekonomi, mjekësi, teknologjinë informatike si dhe në shkencat e tjera. Studentëve të diplomuar u mundëson që dijet e fituara t’i thellojnë në punën shkencore-hulumtuese në fushën e matematikës.

Fizika paraqet sfidë për maturantët e ri, sepse sqaron bashkëveprimet reciproke të grimcave më të imta si dhe bashkëveprimet reciproke dhe fshehtësitë e trupave qiellorë me një fjalë studion raportin e materies dhe energjisë.

Kimia paraqet bërthamën e shkencave moderne, teknologjisë dhe mjekësisë. Objekti i studimit të kimisë është materia dhe konglomerati kimik i saj. Në jetën bashkëkohore, në veçanti në prodhimin dhe sintezën e proteinave, kimia ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kimistët e diplomuar punësohen në punë shkencore-hulumtuese, arsim, hulumtime laboratorike, industrinë bioteknologjike, shëndetësi, farmaci, industrinë petrokimike, etj.

Fizikë-Kimi si program studimor me përmbajtje dikotome studentëve u mundëson përfitim të njohurive dhe kompetencave për punë në arsim respektivisht për kyçje në procesin edukativo-arsimor qoftë në shkollimin fillor ose të mesëm.

Biologjia si shkencë natyrore ofron studime të cilat janë të konceptuara mbi parimin e mësimnxënies së njohurive dhe kompetencave të zgjeruara mbi shkencat biologjike, që do të shërbejnë për inkuadrimin e biologëve të diplomuar si në procesin arsimor ashtu edhe në institucionet tjera.

Gjeografia si shkencë natyrore përgatit kuadër për profesor të gjeografisë ose gjeograf i diplomuar. Përpos punës arsimore gjeografi i diplomuar mund të punojë në planifikimin hapësinor dhe shoqëror, urbanizëm, mbrojtjen e mjedisit, studime multidisiplinare. etj.

Ekologjia nga shkencat bashkëkohore për mjedisin jetësor, sot trajtohet si shkencë interdisiplinore. Ajo studion dhe ofron zgjidhje për problemet nga sfera e mbrojtjes të mjedisit jetësor, planifikimin hapësinor, shkencat natyrore, teknike dhe bioteknike. Gjithashtu, ekologjia ndeshet edhe me sfidat në planin global, siç është ngrohja globale dhe ndotja e planetit Tokë.

Akreditimi 2021

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Informatikë – Edukim Kompjuterik 240 Profesor i diplomuar i informatikës – Edukim kompjuterik Download
Informatikë – Shkenca Kompjuterike 240 Inxhinier i diplomuar i informatikës – Shkenca kompjuterike Download
Informatikë – Informatikë Biznesi 240 I diplomuar në informatikë biznesi Download
Biologji-Kimi 240 Profesor i diplomuar i biologjisë dhe kimisë për arsim fillor Download
Biologji – drejtimi arsimor 240 Profesor i diplomuar i biologjisë Download
Biologji – drejtimi Biokimi 240 Inxhinier i diplomuar i biologjisë – Biokimist Download
Gjeografi – drejtimi arsimor 240 Profesor i diplomuar i gjeografisë Download
Gjeografi – drejtimi i zbatuar 240 Gjeograf i diplomuar Download
Ekologji 240 Inxhinier i diplomuar i ekologjisë Download
Fizikë – drejtimi arsimor 240 Profesor i diplomuar i fizikës Download
Fizikë – Fizikë e Zbatuar 240 Inxhinier i diplomuar i fizikës Download
Fizikë-Kimi 240 Profesor i diplomuar i fizikës-kimisë për shkolla fillore Download
Matematikë 240 Profesor i diplomuar i matematikës Download
Matematikë – Matematikë Teorike 240 Matematikan i diplomuar Download
Matematikë – Matematikë Financiare 240 I diplomuar në matematikë financiare Download
Kimi – arsimor 240 Profesor i diplomuar i kimisë Download
Kimi – Biokimi Analitike 240 Inxhinier i diplomuar i kimisë – Biokimi analitike Download
Kimi – Kimi e Zbatuar 240 Inxhinier i diplomuar i kimisë Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Biologji – drejtimi Botanikë 60 Magjistër i biologjisë – Botanikë
Biologji – drejtimi Zoologji 60 Magjistër i biologjisë – Zoologji
Biologji – drejtimi Biokimi 60 Magjistër i biologjisë – Biokimi
Informatikë – TIK në Mësimdhënie 60 Magjistër i informatikës – TIK në mësimdhënies
Informatikë – TIK në Mësimdhënie 120 Magjistër i informatikës – TIK në mësimdhënies
Informatikë – Zhvillimi i Softverit dhe Aplikacionet 60 Magjistër i informatikës – Zhvillimi i softuerit dhe aplikacioneve
Informatikë – Zhvillimi i Softverit dhe Aplikacionet 120 Magjistër i informatikës – Zhvillimi i softuerit dhe aplikacioneve
Nanoshkencë dhe Nanoteknologji 120 Magjistër i nanoshkencës dhe nanoteknologjisë
Gjeografi Humane 60 Magjistër i shkencave të gjeografisë
Ekologji 60 Magjistër i ekologjisë
Fizikë Arsimore 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë arsimore
Fizikë Arsimore 120 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë arsimore
Fizikë Teorike 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë teorike
Fizika Mjekësore 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë mjekësore
Fizika e Materialeve 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë e materialeve
Matematikë – Arsimim Matematikor 60 Magjistër i matematikës për mësimdhënie
Matematikë – Arsimim Matematikor 120 Magjistër i matematikës për mësimdhënie
Matematikë 60 Magjistër i shkencave të matematikës
Kimi – Shkencat e Kimisë 60 Magjistër i shkencave të kimisë
Kimi – Kimi Arsimore 60 Magjistër i kimisë arsimore

Akreditimi 2025

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Informatikë 240 Profesor i diplomuar i informatikës Download
Informatikë – Shkenca Kompjuterike 240 Inxhinier i diplomuar i informatikës – Shkenca kompjuterike Download
Informatikë – Informatikë Biznesi 240 I diplomuar në informatikë biznesi Download
Matematikë 240 Profesor i diplomuar i matematikës Download
Matematikë e Zbatuar 240 Matematikan i diplomuar Download
Matematikë – Matematikë Financiare 240 I diplomuar në matematikë financiare Download
Fizikë 240 Profesor i diplomuar i fizikës Download
Fizikë e Zbatuar 240 Inxhinier i diplomuar i fizikës Download
Fizikë-Kimi 240 Profesor i diplomuar i fizikës dhe kimisë për arsim fillor Download
Kimi 240 Profesor i diplomuar i kimisë Download
Kimi e Zbatuar 240 Inxhinier i diplomuar i kimisë Download
Biokimi Analitike 240 Inxhinier i diplomuar i biokimisë analitike Download
Biologji 240 Profesor i diplomuar i biologjisë Download
Biologji – Biokimi 240 Inxhinier i diplomuar i biokimisë Download
Biologji-Kimi 240 Profesor i diplomuar i biologjisë dhe kimisë për arsim fillor Download
Gjeografi 240 Profesor i diplomuar i gjeografisë Download
Ekologji 240 Inxhinier i diplomuar i ekologjisë Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Informatikë Arsimore 60 Magjistër i informatikës arsimore
Informatikë Arsimore 120 Magjistër i informatikës arsimore
Shkenca Kompjuterike 60 Magjistër i biologjisë – Biokimi
Shkenca Kompjuterike 120 Magjistër i shkencave kompjuterike
Shkenca e të Dhënave 60 Magjistër i shkencave të të dhënave
Matematikë 60 Magjistër i matematikës
Matematikë Arsimore 60 Magjistër i matematikës arsimore
Matematikë Arsimore 120 Magjistër i matematikës arsimore
Fizikë Arsimore 60 Magjistër i fizikës arsimore
Fizikë Arsimore 120 Magjistër i fizikës arsimore
Fizikë Teorike 60 Magjistër i fizikës teorike
Fizikë e Materialeve 60 Magjistër i fizikës së materialeve
Fizikë Mjekësore 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë mjekësore
Kimi 60 Magjistër i kimisë
Kimi Arsimore 60 Magjistër i kimisë arsimore
Kimi Arsimore 120 Magjistër i kimisë arsimore
Kimi e Mjedisit 60 Magjistër i kimisë së mjedisit
Shkenca e Materialeve 60 Magjistër i shkencës së materialeve
Biologji – Botanikë 60 Magjistër i biologjisë – botanikës
Biologji – Zoologji 60 Magjistër i biologjisë – zoologjisë
Biologji – Biokimi 60  Magjistër i biologjisë – biokimist
Gjeografi 60 Magjistër i gjeografisë
Ekologji 60 Magjistër i ekologjisë

Dekan
Prof. Dr. Florim Idrizi
florim.idrizi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Fadil Ajredini
fadil.ajredini@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Ahmed Jashari
ahmed.jashari@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Hatixhe Bajrami
hatixhe.bajrami@unite.edu.mk

Naser Mislimi
naser.mislimi@unite.edu.mk
Publikimet

Ermira Memeti
ermira.memeti@unite.edu.mk
Publikimet
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Maj 2024)