Të nderuar miq të Universitetit,
Fjalën time dua ta nis me falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë studentët tanë, të cilët 28 vjet më parë, me guximin shembullor dhe pa asnjë hezitim u bënë shtylla më vitale e çerdhes së parë të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në këto hapësira. Ata u bënë protagonistët, misionarët, pishtarët dhe bartësit kryesorë të platformës së Universitetit të Tetovës, të themeluar nga intelektualët shqiptarë në krye me Rektorin e parë dhe historik, Prof. Dr. Fadil Sulejmanin.
Dua të shpreh respektin e thellë edhe për dëshmorin e arsimit shqip, Abdylselam Eminin, gjaku i të cilit u bë dritë e diturisë në rrugën e ndërtimit të Universitetit të Tetovës!
Nderim të veçantë meritojnë dhe vëllezërit tanë, që e ndihmuan dhe i shërbyen Universitetit, duke i shndërruar shtëpitë në auditorë universitarë, ku u edukuan, fituan dije dhe u aftësuan profesionalisht studentët e parë të këtij institucioni. Nuk i harrojmë kurrë as përpjekjet e familjeve shqiptare, që dhanë kontribut për ngritjen në këmbë të shëndosha të Universitetit tonë.
Pas 28 vitesh punë të pandalshme, Universiteti i Tetovës është shndërruar në qendër të mirëfilltë edukimi e arsimimi, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon. Në këtë tempull të dijes, sot studiojnë të rinj e të reja nga vendi ynë, nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Lugina e Preshevës dhe nga mbarë diaspora shqiptare.
Ata, bashkë me profesorët e tyre të vyeshëm, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në proceset më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Universiteti i Tetovës, që nga themelimi, fillimi i ligjëratave të para e deri te periudha pas zyrtarizimit, integrimit dhe përparimit të Universitetit.
Me pietet të veçantë i kujtojmë edhe kontribuesit, të cilët nuk janë më në mesin tonë, duke uruar përjetësi për veprat e tyre!
Të nderuar,
Gjatë këtij viti akademik Universiteti ynë ka shënuar rezultate të konsiderueshme në të gjitha fushat dhe ka arritur t’i realizojë qëllimet kryesore dhe misionin e tij si institucion i arsimimit sipëror në vendin tonë.
Nga dhjetori i vitit të kaluar e deri sot, kur edhe e shënojmë këtë përvjetor, me përkushtimin e drejtuesve të Universitetit i kemi realizuar prioritetet kryesore të këtij institucioni, siç janë:
- Regjistrimi i studentëve për herë të parë në vitin akademik 2022/23 në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, me mbi 3000 studentë të regjistruar, gjë që në bazë të analizave krahasimore me vitet e kaluara, është një rritje prej 32%.
- Digjitalizimi i të gjitha shërbimeve studentore dhe procedurave të tjera administrative, në favor të lehtësimit të kryerjes së detyrimeve dhe shërbimeve studentore.
- Mbështetja për studentët me sukses të dalluar, duke i liruar plotësisht nga detyrimet e pagesave të semestrave.
- Këtu vlen të theksojmë se, për ekselentët e UT-së janë ndarë 96 bursa për studentët e ciklit të parë dhe 17 bursa për studentët e ciklit të dytë, për vitin akademik 2022/2023.
- Përmbyllja e procesit të akreditimit të 183 programeve studimore, prej të cilave 89 programe studimore në ciklin e parë të studimeve dhe 94 programe në ciklin e dytë, të përshtatur me kërkesat e tregut të punës, pas procesit të evaluimit të realizuar me punëdhënësit;
- Fillimi i procesit të riakreditimit të 17 programeve në ciklin e tretë të studimeve – studimet e doktoraturës, si dhe akreditimi i programeve të reja në këtë cikël të studimeve;
Rëndësi e theksuar, në vitin që po lëmë pas i është kushtuar edhe përsosjes së vazhdueshme profesionale, ku këtë vit janë bërë hapa të mëdhenj që vlejnë të theksohen:
- Marrja e autorizimit nga Ministria e Shëndetësisë, me të cilin mundësohet që në Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës, të realizohen specializimet, për degët: mjekësi familjare, pediatri, gjinekologji, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjekësi interne dhe psikiatri si dhe 20 autorizime për profesorë dhe mjekë të cilët do të jenë mentorë dhe edukatorë të kuadrit të ri.
- Akreditimi i trajnimit të arsimtarëve dhe shërbimeve profesionale të shkollave fillore në vendin tonë për realizimin e gjashtë moduleve: Edukim në kontekst bashkëkohor; Zhvillim i shkathtësive socio-emocionale te nxënësit; Barazia gjinore dhe sensitiviteti gjinor në shkollë; Mësimdhënie e bazuar në qasje ndaj problemit; Mësimdhënie për zhvillimin e të menduarit kritik te nxënësit; Dizajnimi i testeve objektive të njohurive; Zhvillimi i shkathtësive sociale dhe vetëbesimit te nxënësit, ballafaqimi me sjelljet problematike dhe krijimi i klimës pozitive socio-emocionale në klasë.
Është e qartë se, pa kërkime dhe rezultate shkencore, ne nuk mund të udhëheqim rrugën në kërkimin e zgjidhjeve për sfidat e mëdha të kohës sonë, si humbja e biodiversitetit, ndryshimet klimatike dhe pabarazia sociale. Si një universitet multidisiplinar, Universiteti i Tetovës ka potencial të shkëlqyeshëm për të bërë zbulime inovatore dhe për të promovuar aplikimin e tyre. Për këtë, ne kemi nevojë për partnerë dhe mbështetje. E ardhmja e qëndrueshme ndërtohet së bashku. Me sukses të plotë kemi organizuar dhjetëra aktivitete me karakter shkencor dhe kulturor, dhe për efekt kohe i veçojmë vetëm disa prej tyre, si:
- Kongresin III Ndërkombëtar të Shkencave të Natyrës, Mjekësisë dhe Teknologjive, në kuadër të të cilit u zhvilluan 5 konferenca shkencore në bashkëpunim me 6 universitete të rajonit dhe 483 pjesëmarrës, si dhe Kongresin IV Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve, në programin e të cilit i zhvilluan punimet 5 konferenca shkencore të fushave përkatëse në bashkëpunim me 25 universitete dhe morën pjesë 485 hulumtues shkencorë.
- Organizimin e Seminarin XVI Ndërkombëtar të Albanologjisë, me temë “Kultura dhe globalizimi”. Mbi 100 studiues të shkencave të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës, gjatë punimeve të këtij edicioni i prezantuan kumtesat e tyre shkencore, duke sjellë edhe mendime të reja mbi këto tema, të cilat janë në interesin e studiuesve, por edhe të mbarë opinionit;
- Organizimin e edicionit XVI të manifestimit kulturor “Ura me tri harqe”. Ky aktivitet tradicional është një projekt i përbashkët që organizohet nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Arteve i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës dhe është një sfidë për studentët e arteve, në dëshmimin e talentit dhe shprehjes së vizionit të tyre mbi artin;
- Rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edhe botimit të revistave shkencore me bord shkencor ndërkombëtar ku publikohen hulumtimet dhe studimet e studiuesve nga vendi, rajoni dhe më gjerë.
- Nga ky vit 11 revistat e fakulteteve të Universitetit të Tetovës janë indeksuar në databazën DOAJ, gjë që kulminoi me dhënien e faktorit të impaktit nga Baza e indeksimit ISI Impact Factor.
Gjatë vitit që lëmë pas, në bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare me sukses të plotë i kemi përmbyllur disa projekte kërkimore-shkencore, si:
- “Sjelljet e lidhura me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (HBSC);
- Bashkëpunim për inovacion dhe shkëmbim praktikash, Partneritete strategjike për të rinjtë ERASMUS+, KA205
- “ART BLOSSOM” ose “LULËZIMI I ARTIT” – projekt që synon rritjen e punësimit të grave të reja të papuna, nëpërmjet kultivimit të luleve, dhe të rinjve të cilët janë ekspertë dhe kompetentë në artizanate përmes artit dhe teknologjive inovative.
- “Matja e perceptimeve të nivelit të korrupsionit në institucionet publike në rajonin e Pollogut” – i realizuar në bashkëpunim me Universitetin Vrije të Amsterdamit dhe në kuadër të Aleancës Aurora.
- Për herë të parë, në organizim të Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor të Universitetit të Tetovës – Universitetit të Ilinoisit Verior (SHBA), dhe Këndit Amerikan në Tetovë e realizuam Shkollën Verore 2022, që kishte për qëllim të ofrojë një prezantim të detajuar të sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut.
Përpos projekteve të lartpërmendura, ne kemi mbajtur e organizuar dhjetëra aktivitete të tjera, si promovime librash, akademi në nderim të figurave të shquara dhe shënim të datave me rëndësi nga historia jonë kombëtare. Këtu veçojmë promovinim e Monografisë të Universitetit të Tetovës, gjatë periudhës kohore 1994/95 – 2004/2005, e cila u promovua pikërisht në vigjiljen e 27-vjetorit të fillimit të ligjëratave të para. Për t’u theksuar është Akademia përkujtimore për Rafi Halilin – simbolin e rezistencës shqiptare, Simpoziumin shkencor, me temë: “Kontributi i organizatës Kushtrimi i Lirisë dhe i Rafi Halilit në historinë shqiptare”; të cilin do ta përkujtojmë përgjithmonë si atdhetar i papërkulur, veprimtar politik i palodhur për parandalimin e tendencave diskriminuese nga regjimi i diktaturës komuniste jugosllave ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë dhe më gjerë, si dhe përurimin e veprave “Rexhep Qosja – filozof, ideolog dhe politikan i çështjes kombëtare” dhe “Nëna ime Mihana Lama”, të gjeneralit të njohur Prof. Dr. Kudusi Lama;
Me rastin e festave të Nëntorit e kemi bërë shpalosjen e emërtimeve të amfiteatrove kryesorë, me emrat e figurave emblematike, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Tre amfiteatrot e Universitetit tonë tashmë i bartin emrat: Abdylselam Emini – dëshmori i arsimit shqip, Rafi Halili – veprimtari i çështjes kombëtare, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi – dy mësueset e para të gjuhës shqipe nga Manastiri.
Bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për arritjen e synimeve dhe në Universitetin e Tetovës ne vazhdimisht punojmë për t’i arritur ato. Njëra nga shtyllat e ardhshme të arsimit të lartë në Evropë janë aleancat e universiteteve evropiane. Në Universitetin e Tetovës, ne kemi fituar tashmë përvoja të mëdha nga aleanca AURORA që krijon forma inovative bashkëpunimi mes 13 universiteteve evropiane. Universiteti i Tetovës është pjesë integrale e kësaj familjeje të zgjedhur universitetesh, që synon zhvillimin në kërkime shkencore, duke pasur në mendje gjithmonë kontributin dhe rolin e pashmangshëm të universiteteve në komunitetet që përfaqësojnë.
Rëndësi të posaçme i kemi kushtuar bashkëpunimit ndëruniversitar me universitetet shqiptare, universitetet nga rajoni dhe ato ndërkombëtare, duke intensifikuar marrëdhëniet ndërinstitucionale. Marrëveshjet e reja të bashkëpunimit me Universitetin e Insbrukut, Bukureshtit, Ajovës në SHBA, Alto Duro në Portugali, Universitetin e Maltës, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë; Akademinë e Arteve të Bukura në Pllovdiv, si dhe dhjetra marrëveshje ndërinstitucionale në kuadër të platformës Erasmus nga mbarë Evropa, janë dëshmi e përkushtimit tonë drejt ndërkombëtarizimit të Universitetit të Tetovës. Po ashtu si Universitet e kemi nënshkruar vazhdimin e Marrëveshjes me Magna Charta Universitatum;
Në vitin akademik 2021/22, Universitetit të Tetovës nga Agjencia kombëtare për arsimim evropian dhe mobilitet iu miratuan 80 mobilitete për studentë, 60 për studime dhe 20 për punë praktike, sikundër edhe 17 mobilitete për stafin akademik dhe administrativ. Të gjitha këto mobilitete janë shfrytëzuar dhe shkëmbimi është bërë në shtete të ndryshme të Evropës, siç janë: Gjermania, Suedia, Lituania, Çekia, Rumunia, Bullgaria dhe Turqia.
Edhe këtë vit kemi qenë të përkushtuar në përmirësimin dhe avancimin e kushteve të punës dhe studimeve, në fushën e investimeve kapitale, bashkë me Ministrinë e Arsimit kemi investuar në rikonstruimin dhe adaptimin e hapësirave të ish-rektoratit ku janë të vendosura Fakulteti i Kulturës Fizike, një pjesë e Fakultetit të Arteve, Fakulteti i Shkencave të Zbatuara, dhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore. Me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë e kemi përuruar Klinikën Juridike, e cila do t’u shërbejë studentëve të Fakultetit Juridik për realizimin e mësimit dhe punës praktike. Më tej, me donacionin e agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim “Tika” u vu në përdorim Laboratori hulumtues i psikologjisë, i cili do të jetë në funksion të Fakultetit Filozofik.
Të nderuar të pranishëm,
Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që me punën e tyre të palodhur, me talentin apo thjesht me mirësinë e zakonshme njerëzore, kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e Universitetit tonë. Kjo është puna jonë e përbashkët, e cila mbështetet jo vetëm nga udhëheqësia por edhe nga profesorët, pedagogët, stafi akademik, stafi administrativ, punonjësit në pension dhe veçanërisht nga numri i madh i studentëve dhe të diplomuarve. Unë dua t’i falënderoj shumë këta njerëz sot, gjithashtu të shpreh vlerësimin tim më të thellë për ta. Le të kujtojmë me mirënjohje të gjithë ata anëtarë të shquar të komunitetit akademik, të cilët nuk janë më me ne, puna e të cilëve jo vetëm që kontribuoi në zhvillimin e këtij Universiteti, por rrjedhimisht ndikoi edhe në formimin profesional e akademik të të gjithë atyre që patën nderin të punojnë me ta.
Studentët tanë janë shtylla e kësaj shtëpie. Ne po punojmë çdo ditë për të ndërtuar mirëqenien dhe një të ardhme të qëndrueshme si universitet. Studentët e sotëm janë ata që do të formësojnë të ardhmen dhe është detyra jonë si Universitet t’u ofrojmë atyre pikënisjen më të mirë të mundshme për ndryshimin e botës. Me gojën plot, Ju them, Universiteti jeni Ju!
Në mbyllje të fjalës sime, me lejoni të theksoj se ne të gjithë së bashku – studentë dhe profesorë, do të ecim të sigurt drejt së ardhmes me vendosmërinë dhe vizionin që këtë vatër të dritës dhe diturisë ta shndërrojmë në qendër-model të arsimit të lartë.
Qoftë i bekuar Universiteti i Tetovës!
Prof. Dr. Jusuf Zejneli
Rektor i Universitetit të Tetovës
Prof.Dr. Jusuf Zejneli
2023-2026
Prof.Dr. Kushtrim Ahmeti
2022-2023
Prof.Dr. Reshat Qahili
Dhjetor 2021-Maj 2022
Prof.Dr. Vullnet Ameti
2012-2022
Prof.Dr. Agron Reka
2009-2012
Prof.Dr. Sadi Bexheti
2006-2009
Prof.Dr. Nexhbedin Beadini
2003-2006
Prof.Dr. Ramiz Abdyli
Janar-Mars 2003
Prof.Dr. Fadil Sulejmani
1995-2003
Historiku i UT-së
Universiteti i Tetovës është i hapur dhe i arritshëm për të gjithë ata të cilët si studentë, mësimdhënës ose bashkëpunëtorë, me cilësitë e veta intelektuale dhe morale, në ambientin e definuar të autonomisë universitare, si pandehje të lirisë akademike të shprehjes individuale dhe të dëshmimit të aftësive dhe cilësive, të japin kontributin e vet në fushën e zhvillimit të arsimit, shkencës dhe profesionalizmit.
“Universiteti i Tetovës ka histori të shkurtër, por një të kaluar shumë të gjatë.”
Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirëve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.
Nga ky këndvështrim, veprimtarinë, zhvillimin e UT-së mund ta ndajmë në dy periudha:
-Periudha 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës
-Periudha 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik.
Universiteti nga gjendja e emergjencës filloi të kalojë në shkallën e reformimit akademik, konceptual dhe institucional. Fryt i këtij aktiviteti të pakursyer dhe i dimensionimit është fizionomia e re e UT-së.
Së këndejmi UT-ja është afirmuar si një institucion universitar i reformuar, si një qendër e vetme publike në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut për kualifikim, specializim dhe kërkim shkencor. UT-ja është anëtare e Konferencës së Universiteteve Evropiane.
Sot UT-ja është strukturuar në 13 fakultete, 65 programe studimore, 115 drejtime studimore dhe 3 institute kërkimore-shkencore.
Procesi mësimor-shkencor
Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive.
Në rrafshin e procesit edukativo-mësimor, Universiteti rëndësi të veçantë i kushton zbatimit të reformave të Bolonjës si dhe të reformave në sferën e kërkimeve profesionale-shkencore, edhe pse ky komponent është akoma larg synimeve të UT-së në krahasim me vendet e zhvilluara. Këto kërkime realizohen përmes projekteve bilaterale në saje të projekteve Erasmus, DAD, Tempus etj. për kërkime dhe zhvillim. Duke u mbështetur në standardet evropiane, kualiteti akademik dhe studimor është gjithnjë në rritje.
Për sa i përket Kartës së Bolonjës, UT-ja hyn aktualisht në një fazë të re të zhvillimit të vet, në fazën e implementimit dhe të konceptimit të modelit të Bolonjës sipas skemës 3+2+3 ose 4+1+3 (Bachelor+Master+PhD). Duke implementuar sistemin e ri evropian të studimeve, UT-ja synon të jetë shumë shpejt pjesë integrale e universiteteve evropiane, studentët të përfitojnë një formim profesional më cilësor, diplomat tona të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara.
Diplomat e fituara në UT janë kompatabile me diplomat e universiteteve perëndimore. Këtë fakt e vërtetojnë studentët e shumtë të cilët pas diplomimit punësohen ose studimet e tyre pasuniversitare i vazhdojnë në universitetet tjera jashtë vendit.
Periudha e ardhshme për UT-në do të jetë periudhë që do të japë fillesën:
– Kampusi universitar (me të cilin do të bëhet përqendrimi i fakulteteve në një hapësirë të vetme). Në përbërje të Kampusit do të jenë: objekti për akomodimin e studentëve, magjistrantëve, doktorantëve, specializantëve, viziting profesorëve dhe mysafirëve të tjerë, konvikti studentor, mensa studentore, salla sportive, biblioteka universitare, qendra bashkëkohore kompjuterike, ndërtimi i laboratorëve;
– Zbatimi i Sistemit të Akumulimit dhe Tansferit të Kredive – ECTS-sistemit në tërësi edhe si sistem akumulimi të kredive edhe si sistem transferi të kredive;
-Imperativ në zbatimin e ECTS-së do të jetë mobiliteti i studentëve me qëllim që ata të kenë mundësi t’i thellojnë dijet e tyre në universitete tjera të cilat janë nënshkruese të Magna Kartës Evropiane,
– Internacionalizimi dhe integrimi i Universitetit në të gjitha forumet universitare të Evropës respektivisht në familjen e universiteteve bashkëkohore. Në këtë kontekst bashkëpunimi me universitetet në rajon edhe më gjerë është trefishuar;
– Avancimi i punës shkencore-hulumtuese përkundër asaj akademike, do t’i japë një shtytje dimensionimit të ri të procesit akademik që zhvillohet në universitet;
-Ofrimi dhe zhvillimi i sistemit të të mësuarit E-learning – të mësuarit me internet, libra elektronikë të përcjella me zë do ta rritë cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
– Vënia e mjeteve audio-vizuale, tashmë të siguruara, në funksion të implementimit të metodës së “të mësuarit në distancë” me çka studentëve në klasa të veçanta do t’u mundësohet përcjellja e ligjëratave në distancë;
– Kompletimi i mjediseve akademike dhe pajisja e laboratorëve me mjete më bashkëkohore;
– Zhvillimi dhe realizimi i projekteve të shumta në kuadër të instituteve, të cilat paraqesin njësi integruese të Universitetit si Instituti i Ekologjisë dhe Teknologjisë, Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare “Josif Bageri” etj.;
-Kyçja intensive në programe arsimore dhe hulumtuese evropiane (TEMPUS, DAAD, USAID, SOROS, NATO, BE, Ambasada të vendeve të ndryshme) si edhe vitin e kaluar, janë prioritete të hartuara në Strategjinë e Universitetit;
– Disperzimi i programeve studimore në qytete tjera, proces i cili do të jetë kompatibil me profilet të cilat përgatiten në shkollat e mesme, me të vetmin qëllim që studimet të jenë më afër studentëve.
Puna dhe niveli arritjeve nga puna e deritanishme na bëjnë të ndjehemi krenarë, por edhe të jemi më vigjilentë në ndërmarrjen e aktiviteteve që Universitetin do ta çojnë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike. Rektorati dhe stafi akademik, para së gjithash, mbajnë përgjegjësi historike për krijimin e sistemeve të reja të vlerave, në veçanti në arsim, shkencë dhe kulturë, të cilat njëkohësisht paraqesin shtyllë për zhvillim dhe prosperitet të gjeneratave të ardhshme.
Me një fjalë dimensionimi i UT-së do të shkojë drejt zhvillimit të një sistemi efektiv të arsimit të lartë, i cili Universitetin do ta çojë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike dhe do të kontribuojë drejt përmbushjes së misionit të shenjtë duke krijuar kuadro të mirëfillta, të jetë promotor i ndryshimeve si në vend ashtu edhe jashtë tij.
Synimet e Universitetit
Tendenca e Universitetit që të jetë më pranë studentëve rezultoi në vendimin që programet studimore të disperzohen në disa qytete në R. e Maqedonisë së Veriut.
Numri i studentëve nga viti në vit është gjithnjë në rritje dhe tani në UT studiojnë 13.000 studentë me status aktiv të studimeve. Numri i studentëve që u takojnë etniteteve të ndryshme gjithnjë është në rritje, nëse para 3 vjetëve kanë studiuar disa dhjetëra studentë, sot studimet i vijojnë disa qindra studentë të etniteteve tjera ose më saktë numri i tyre është rreth 10% nga numri i përgjithshëm i studentëve.
UT-ja synon të jetë Universitet i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, prandaj është i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë, pa dallime nacionale, fetare etj.
Numri i studentëve që përcaktohen për të studiuar në UT është në rritje progresive. Në krahasim me numrin e studentëve të pranuar në universitetet tjera në vend, numri i studentëve të rinj në UT është rritur për 30%. Kjo mund të merret si tregues për atë se UT-ja zhvillohet dhe dimensionohet në drejtim të duhur dhe me hapa të sigurt hapëron në familjen e universiteteve evropiane.
Oferta e UT-së për studentët e ardhshëm është konkurrente dhe gjithëpërfshirëse. Ne ofrojmë plane dhe programe studimore të të gjitha profileve dhe tarifa të volitshme për studime.
Kuadri akademik i kualifikuar, bashkëpunimi UT-së me universitetet më në zë nga rajoni e bota dhe ajo që është më e rëndësishmja, lidhja emocionale që ndiejnë shqiptarët, pa përjashtim, për këtë universitet. Sakrifica dhe kontributi i tyre e ngritën këtë institucion deri në këtë nivel, si universitet i vetëm shtetëror me mësim në gjuhën shqipe janë arsyeja pse duhet studiuar në UT.
Prof. Dr. Qenan Ferati – Fakulteti i Shkencave Mjekësore – Kryetar
Prof. Dr. Faton Shabani – Fakulteti Juridik,
Prof. Dr. Fatbardha Ismaili – Fakulteti Juridik,
Prof. Dr. Raman Ismaili – Fakulteti Ekonomik,
Prof. Dr. Sheherzada Murati – Fakulteti Ekonomik,
Prof. Dr. Luljeta Bexheti – Fakulteti Filozofik,
Prof. Dr. Zeqirja Idrizi – Fakulteti Filozofik,
Prof. Dr. Zejnepe Alili Rexhepi – Fakulteti Filologjik,
Prof. Dr. Suzana Ejupi – Fakulteti Filologjik,
Prof. Dr. Nderim Zeqiri – Fakulteti i Shkencave të Zbatuara,
Prof. Dr. Asan Idrizi – Fakulteti i Shkencave të Zbatuara,
Prof. Dr. Metin Izeti – Fakulteti i Arteve,
Prof. Mr. Muamer Sadiku – Fakulteti i Arteve,
Doc. Dr. Nadir Ajruli – Fakulteti i Shkencave Mjekësore,
Prof. Dr. Vullnet Ameti – Fakulteti i Kulturës Fizike,
Prof. Dr. Agim Rexhepi – Fakulteti i Kulturës Fizike,
Prof. Dr. Florim Idrizi – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,
Prof. Dr. Xhezair Abdija – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,
Prof. Dr. Xhabir Abdullai – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit,
Prof. Dr. Merije Elezi – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit,
Prof. Dr. Alirami Saliji – Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë,
Doc. Dr. Nesim Seferi – Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë,
Prof. Dr. Naser Raimi – Fakulteti i Administratë Biznesit,
Prof. Dr. Nehat Ramadani – Fakulteti i Administratë Biznesit,
Prof. Dr. Jehona Rushidi Rexhepi – Fakulteti Pedagogjik,
Doc. Dr. Arbresha Zenki Dalipi – Fakulteti Pedagogjik,
Ladon Murseli – u.d. Kryetar i Parlamentit Studentor,
Hana Husejni – Parlamenti Studentor,
Suhejb Jakupi – Parlamenti Studentor.
Rektori | Prof. Dr. Jusuf Zejneli
Prorektori për Arsim | Prof. Dr. Ibrahim Neziri
Prorektore për Financa | Prof. Dr. Aida Baftjari Yzeiri
u. d. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar | Prof. Dr. Salajdin Salihi
Prorektori për Shkencë | Prof. Dr. Agon Memeti
Sekretari i përgjithshëm | Adem Beadini
Dekani i Fakultetit Filozofik | Prof. Dr. Ibish Kadriu
Dekani i Fakultetit Pedagogjik | Prof. Dr. Lulzim Memedi
Dekani i Fakultetit Filologjik | Prof. Dr. Berton Sulejmani
Dekani i Fakultetit Juridik | Prof. Dr. Safet Emruli
Dekani i Fakultetit Ekonomik | Prof. Dr. Brikend Aziri
Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore | Prof. Dr. Alit Ibraimi
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike | Prof. Dr. Shpresa Memishi
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara | Prof. Dr. Enis Jakupi
Dekani i Fakultetit të Arteve | Prof. Mr. Senad Abduli
Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore | Prof. Dr. Nevzat Elezi
Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit | Prof. Dr. Xhezair Idrizi
Dekani i Fakultetit të Adiminstrimit të Biznesit | Prof. Dr. Llokman Hebibi
Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë | Doc. Dr. Bardhyl Limani
Kryetar i Parlamentit Studentor | Ladon Murseli
Më 16 dhjetor 2017, Universiteti i Ilinoisit Verior (NIU – Northern Illinois University, Rektorit të Popullit, Prof. Dr. Vullnet Ametit, ia dha çmimin Doktor Nderi (Doctor Honoris Causa), njeriut i cili ka dëshmuar besimin e tij në arsimin si një e drejtë njerëzore duke ndihmuar në themelimin e universitetit të vetëm shqiptar në Maqedoni. Rektori i Universitetit të Tetovës e mori këtë nderim gjatë ceremonisë së diplomimit të Shkollës Pasuniversitare më 16 dhjetor në Qendrën e Kongreseve të UIV-it.
“Dr. Vullnet Ameti është një nga njerëzit më bamirës dhe më të guximshëm që kam takuar ndonjëherë. Ai është me të vërtetë një njeri që kujdeset për njerëzit dhe kombin e tij. Rektori Ameti, së bashku me intelektualë të tjerë shqiptarë në Maqedoni, udhëhoqi protestat përballë tytave të pushkëve të xhandarmërisë maqedonase”. Ai ka mësuar mijëra studentë dhe vazhdon të jetë një rektor i popullit,” tha Preston. “Ai kurrë nuk ka frikë të ndyjë duart dhe të bëjë punë të vështira. Unë kam qenë dëshmitar i tij në shumë raste që vendosi tulla për ndërtesat e reja në kampus, preu shkurre dhe pemë e ushqente të pastrehët.”
~ Antoni Preston, drejtor i Programeve Globale në Kolegjin e Biznesit të UIV-it
“Rektori Ameti gjithmonë më ka lënë përshtypje me guximin e tij përballë rezistencës dhe vendosmërinë e tij për të ofruar arsim të lartë për shqiptarët etnikë që jetojnë në Maqedoni. Ajo që ai ka bërë – ajo që vazhdon të bëjë – është e jashtëzakonshme, frymëzuese dhe përulëse, tha Freeman. Gjithmonë pres me padurim vizitat tona, si dhe bisedat tona për qasjen në arsim, dhe do të jetë privilegji im i madh ta ndaj me të këtë titull nderi. Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Ametit, UT-ja është kthyer në një institucion të klasit botëror që vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj qasjes arsimore dhe barazisë së vizionit të tij themelues. Historia e UT-së, me të vërtetë, është një histori e komunitetit dhe guximit, dhe ne jemi të emocionuar të tregojmë këtë histori këtu në Muzeun Blekuell (Blackwell Museum) të Kolegjit të Arsimit. Prof. Dr. Ameti ka qenë jashtëzakonisht mbështetës i përpjekjeve tona për të organizuar ekspozitën, dhe kjo është vetëm një shembull i shumë gjërave që ai ka bërë për të ushqyer partneritetin ndërmjet UIV-it dhe UT-së. Ajo që është kaq e admirueshme është se ai ka krijuar një vizion të orientuar nga e ardhmja për të ardhmen e UT-së, që mbetet i përkushtuar fort ndaj çështjeve të drejtësisë sociale që kanë gjallëruar të kaluarën e tij. Kjo është frymëzuese.”
~ Patrik Roberts, profesor i asociuar në Departamentin e Lidershipit, Psikologjisë Arsimore dhe Bazave në Kolegjin e Arsimit
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, u zgjodh Kryetar i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (AUB)
Në vitin 2014, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektor i Universitetit të Tetovës, u zgjodh Kryetar i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e universitetit. Ky emërim prestigjioz, jo vetëm që thekson udhëheqjen e Prof. Dr. Ametit, por gjithashtu shërben si njohje ndërkombëtare e progresit akademik dhe reputacionit në rritje të Universitetit të Tetovës. Zgjedhja është një dëshmi e angazhimit të universitetit për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar arsimin e lartë në Ballkan. Ajo përfaqëson një nder që reflekton përpjekjet e vazhdueshme të institucionit për të shkëlqyer në arsim dhe hulumtim në një shkallë globale.
Kjo njohje thekson rolin e UT-së si një kontribuues kyç në zhvillimin akademik rajonal dhe angazhimin e tij për të nxitur partneritete që kapërcejnë kufijtë kombëtarë, duke e ngritur më tej pozicionin e tij në skenën akademike globale.
Zeni Ballazhi i dhuron plaketë mirënjohjeje Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ametit
Në vitin 2012, si gjest vlerësimi dhe mirënjohjeje, artisti dhe dizajneri i njohur i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, z. Zeni Ballazhi, i dhuroi një plaketë Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ametit, gjatë vizitës së tij në Universitetin e Tetovës. Ky çmim thekson kontributin e rëndësishëm të Universitetit të Tetovës në arsim, shkencë dhe trashëgimi kulturore.
Rektori Ameti shprehu mirënjohjen e tij për këtë nder, duke rikonfirmuar përkushtimin e universitetit për ekselencën akademike dhe rolin e tij në promovimin e vlerave kulturore.
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Forumi “Imazh dhe Media” organizoi një ceremoni të veçantë në Sallën e Operës dhe Baletit në Tiranë, në të cilën u ndanë çmimet e edicionit X për individët dhe organizatat që kanë dhënë kontribute të shquara në fusha të ndryshme. Gjatë këtij aktiviteti jubilar, Prof. Dr. Vullnet Ameti pranoi çmimin për kontributin në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
MUZEU I UNIVERSITETIT TË TETOVËS
Në fshatin Poroj, në afërsi të qytetit të Tetovës ndodhet muzeu që dokumenton historinë e kthjellët të themelimit të Universitetit të Tetovës në vitin 1994.
Të vendosur për të filluar mësimdhënia në gjuhën shqipe, anëtarët e komunitetit u bashkuan për të formuar këtë universitet në Tetovë. Anëtarët e komunitetit donin të themelonin një universitet në Tetovë, në të cilin studentët do të mund të mësonin në gjuhën shqipe. Pa mbështetje nga shteti, komuniteti u bashkua duke u takuar në klasa të improvizuara në shtëpitë e njerëzve. Kjo përpjekje u përball me rezistencë, siç mund ta shihni në artikujt e gazetave dhe tek ekspozita në muze. Në një nga fotot, ju mund t’i shihni fshatarët që vijnë rrugës për të mbrojtur studentët, pasi rreth 300 trupa ishin dërguar për të trajtuar situatën.
Në fakt, themelimi i muzeut të Universitetit të Tetovës, është një nga momentet më të rëndësishme gjatë periudhës së jetëgjatësisë së këtij institucioni, për aq sa përfaqëson lidhjen ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes.
Aktualisht, muzeu i Universitetit të Tetovës është i hapur në Blackwell History of Education Museum — Collage of Education në Universitetin e Ilinoisit Verior me seli në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
http://news.cedu.niu.edu/coenews/cameras-eye-blackwell-photo-exhibition-to-tell-tale-of-tetova/
Mos e humbni shansin e madh për të vizituar këtë Muze!
Qendra për TI
Ramazan Fetai
E-mail: ramazan.fetai@unite.edu.mk
Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor
Mr. Sc. Donika Kamberi
E-mail: centerforpeace@unite.edu.mk | donika.kamberi@unite.edu.mk
Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë
E-mail: careercenter@unite.
Qendra për Gjuhë të Huaja
Prof. Dr. Isa Spahiu
E-mail: isa.spahiu@unite.edu.mk
Sekretari i përgjithshëm
Adem Beadini
E-mail: adem.beadini@unite.edu.mk
Zyra për Arsim
E-mail: zyraperarsim@unite.edu.mk
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar
Përgjegjës: Doc.Dr. Hatibe Deari
E-mail: international@unite.edu.mk | hatibe.deari@unite.edu.mk
Zyra për Financa dhe Kontabilitet
Përgjegjës: Mr.Sc. Imberjah Tairi
E-mail: imberjah.tairi@unite.edu.mk
Zyra për Çështje Juridike
Përgjegjës: Mr.Sc. Florian Nesimi
E-mail: florian.nesimi@unite.edu.mk
Zyra për Informim
Përgjegjës: Mr.Sc. Selam Sulejmani
E-mail: press@unite.edu.mk
Zyra për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte
E-mail: projects@unite.edu.mk
Zyra për Hulumtime Shkencore dhe Inovacione
E-mail: zshi@unite.edu.mk
Zyra për Menaxhimin e Cilësisë dhe Evaluim
Përgjegjës: Doc.Dr. Sheruze Osmani Ballazhi
E-mail: evaluation@unite.edu.mk
Kordinator Universitar për ECTS
Përgjegjës: Mr. Sc. Naser Ramadani
E-mail: naser.ramadani@unite.edu.mk
Zyra për Studimet e Doktoraturës
Përgjegjës: Valmisa Novi
E-mail: doktoratura@unite.edu.mk
Zyra e Diplomave
Përgjegjës: Emin Zejneli
E-mail: emin.zejneli@unite.edu.mk
- Evaluimi i jashtëm
- Raport për vetevaluimin e Universitetit të Tetovës.
(2016/17-2018/19) - Raport për vetevaluimin e Universitetit të Tetovës.
(2013/14, 2014/15, 2015/16)
- RREGULLORE – për kushtet, kriteret, rregullat dhe procedurën për regjistrim dhe studime në studimet universitare të ciklit të parë
- RREGULLORE – për kushtet, kriteret, rregullat dhe procedurën për regjistrim dhe studime në studimet universitare të ciklit të dytë
- RREGULLORE – për kushtet, kriteret dhe rregullat për regjistrim dhe studime në ciklin e tretë – studime të doktoraturës
(Politika e mbrojtjes nga korupsioni në universitet)