Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përgatit, aftëson dhe kualifikon kuadro për pranimin, ruajtjen dhe përgatitjen e lëndës së para për përpunim, procesin teknologjikë të përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore, ambalazhimin dhe ruajtjen e produkteve ushqimore, menaxhimin me cilësinë dhe sigurinë ushqimore dhe të ushqyerit e shëndetshëm të njeriut. E gjithë kjo, arrihet përmes programeve studimore të ciklit të parë: “Teknologji ushqimore” me kohëzgjatje 4 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 240 ECTS kredive, ”Nutricioni” me kohëzgjatje 3 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 180 ECTS kredive dhe ,,Menaxhimi me cilësinë dhe sigurinë ushqimore” me kohëzgjatje 3 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 180 ECTS kredive.
Në ciklin e dytë, mësimi realizohet në programet studimore: “Teknologji ushqimore” me kohëzgjatje 2 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 120 ECTS kredive dhe ”Nutricioni” me kohëzgjatje 2 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 120 ECTS kredive.
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përveç hapësirave të pajisura mirë për realizimin e veprimtarisë mësimore, ka edhe laboratorë që janë të pajisura me mjete bashkëkohore për kontrollin e produkteve ushqimore, ku një pjesë e mjeteve janë donacion nga Ambasada e Republikës së Italisë. Fakulteti, gjithashtu ka edhe laboratorin hulumtues i cili është i pajisur me mjetet më bashkëkohore në fushën e analizave të produkteve ushqimore, ku një pjesë e tyre janë donacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të RMV-së. Andaj, studentët e diplomuar në këtë fakultet, përveç asaj që u theksua më lartë, aftësohen për të ushtruar profesionin e tyre në institucione publike dhe private si: laboratorë dhe institute shkencore ku kryhen analizat fizike, kimike, mikrobiologjike, reziduale dhe senzorike të produkteve ushqimore, në institucione të ndryshme edukativo-arsimore, shëndetësore dhe sportive, në institucione që merren me sistemet për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore
(Ministritë, institutet, agjencionet dhe doganat) dhe në institucionet që merren me kërkime hulumtuese në sferën e shkencave të ushqimit.