Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli së bashku me Kryetarin e Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektorin për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe Prorektorin për Shkencë Prof. Dr. Agon Memeti morën pjesë në Konferencën vjetore të Magna Charta Observatory që u organizua më 23 tetor në Johns Hopkins University në Uashington të SHBA-së.
Tema e konferencës ishte: “Universitetet, qeveritë dhe demokracia: sfidat ndërkombëtare, mësimet e fituara dhe strategjia e së ardhmes”, duke trajtuar çështje si liria akademike, autonomia universitare, qeverisja, diversiteti, roli i studentëve dhe çfarë vlere të shtuar paraqesin në shërbim të së mirës së përbashkët.
Përfaqësues të institucioneve dhe asociacioneve të ndryshme pjesëmarrëse folën për eksperiencat e ndryshme duke u përpjekur të përcaktojnë emëruesin e njëjtë në mënyrë që të hapet rruga për hartimin e një strategjie për ruajtjen e autonomisë universitare, si pikë kyçe për përmbushjen e misionit dhe përgjegjësisë që çdo universitet ka përpara shoqërisë.
Veprimtari të tilla shërbejnë si një platformë për shkëmbimin e praktikave të mira, ekspertizës dhe rekomandimeve për të qenë në një vijë me vlerat dhe parimet themelore të përcaktuara në Magna Charta.
Në përfundim të konferencës, Rektori i UT-së, presidentit të Universitetit Johns Hopkins, i dhuroi portretin e Nënë Terezës, si simbol i humanizmit universal.
Ndërkaq Kryetari i Senatit të UT-së i dhuroi Monografinë e UT-së, ndërsa presidentit të Këshillit drejtues të Magna Chartës i dhuroi portretin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.