Fakulteti i Arteve si pjesë integrale e Universitetit të Tetovës, me programet studimore të Artit figurativ, Artit muzikor dhe Artit dramatik, paraqet themelin e arsimit të lartë në fushën e artit. Gjatë këtyre dekadave të ekzistencës, të gjitha këto programe studimi në kuadër të Fakultetit të Arteve kanë ndërtuar një profil të njohur, kanë zënë një vend të veçantë në të gjithë sistemin arsimor të RMV-së dhe kanë formuar breza të rinjsh të përkushtuar ndaj artit dhe qasjes krijuese në përgjithësi.

Me themelimin e Universitetit të Tetovës më 17 dhjetor 1994, në kuadër të tij u themelua edhe Fakulteti i Arteve. Në vitin 1996/2002 Fakulteti i Arteve u transformua në tri fakultete: Fakulteti i Arteve Figurative, Fakulteti i Arteve Muzikore dhe Fakulteti i Arteve Dramatike. Në vitin 2002/2004, tri fakultetet shkrihen në një fakultet: Fakulteti i Arteve me tri programe studimore: Arti Figurativ, Arti Muzikor dhe Arti Dramatik.  Në vitin 2004 Universiteti i Tetovës nga Bordi i Akreditimit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht u emërua Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe në kuadër të tij Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve me dy programe studimore; Arti figurativ dhe Arti muzikor. Ndërkaq, në vitin 2008 u shndërrua në Fakultetin e Arteve, emër të cilin e mban edhe sot (07.07.2008 është shpallur dita e Fakultetit të Arteve).

Aktualisht janë tri programe studimi në Fakultetin e Arteve:

  • Arti figurativ
  • Arti muzikor
  • Artet dramatike dhe audiovizuele

Studimet në Fakultetin e Arteve janë përshtatur me Sistemin e Akumulimit dhe Transferimit të Kredive, i cili është konceptuar në përputhje me rekomandimet dhe kuadrin e përcaktuar të akademive dhe fakulteteve evropiane dhe në përputhje me Deklaratën e Bolonjës. Studimet në ciklin e parë në Fakultetin e Arteve zgjasin katër vite akademike (tetë semestra 240 ECTS – kredi), kurse studimet e ciklit të dytë zgjasin një vit akademik (dy semestra 60 ECTS – kredi). Fakulteti i Arteve merr pjesë aktive në zbatimin e Programit Tempus dhe Erasmus + dhe është në bashkëpunim të vazhdueshëm me universitetet nga i gjithë rajoni.

Për pranimin e studentëve të rinj, për shkak të specifikave të drejtimeve, ekzistojnë kushte të caktuara për regjistrim, përkatësisht të drejtë regjistrimi kanë të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme katërvjeçare dhe me sukses e kalojnë provimin pranues-vlerësues.

Që nga themelimi e deri më sot, Fakulteti i Arteve ka pasur statusin e një institucioni lider në fushën e edukimit artistik. Gjatë 27 viteve të ekzistencës së tij kanë marrë pjesë rreth 96 profesorë – artistë të shquar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Në këtë institucion janë diplomuar rreth 656 studentë, ndër të cilët një numër i madh përfaqësuan me sukses vendin me ekspozita, filma, koncerte, shfaqje të rëndësishme teatrale brenda dhe jashtë vendit.

Ashtu si institucionet e tjera të arsimit të lartë edhe Fakulteti i Arteve në Tetovë po përballet me sfidat e epokës moderne. Të gjitha karakteristikat e kohës në të cilën jetojmë pasqyrohen në veprimtarinë e Fakultetit. Është përgjegjësi e mësimdhënësve të Fakultetit që të ofrojnë kurrikula, përmbajtja e të cilave duhet të jetë në harmoni me nevojat e kohës.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Art Figurativ – Pedagogji Figurative 240 Pedagog i diplomuar i artit figurativ – (piktor, skulptor, grafist) Download
Art Figurativ – Pikturë 240 Artist i diplomuar i artit figurativ – Piktor Download
Art Figurativ – Grafikë 240 Artist i diplomuar i artit figurativ – Grafist Download
Art Figurativ – Skulpturë 240 Artist i diplomuar i artit figurativ – Skulptor Download
Art Figurativ – Dizajn Grafik 240 Dizajner grafik i diplomuar Download
Art Muzikor – Pedagogji Muzikore 240 Pedagog i diplomuar i muzikës Download
Art Muzikor – Kompozim 240 Kompozitor i diplomuar Download
Art Muzikor – Dirigjim 240 Dirigjent i diplomuar Download
Art Muzikor – Muzikologji 240 Muzikolog i diplomuar Download
Art Muzikor – Solo Këndim 240 Solo këngëtar i diplomuar Download
Art Muzikor – Klarinetë 240 Klarinetist i diplomuar Download
Art Muzikor – Flautë 240 Flautist i diplomuar Download
Art Muzikor – Piano 240 Pianist i diplomuar Download
Art Muzikor – Violinë 240 Violinist i diplomuar Download
Art Muzikor – Violë 240 Violist i diplomuar Download
Art Muzikor – Violonçel 240 Violonçelist i diplomuar Download
Art Muzikor – Kontrabas 240 Kontrabastist i diplomuar Download
Art Muzikor – Kitarë 240 Kitarist i diplomuar Download
Art Muzikor – Oboa 240 Oboist i diplomuar Download
Art Muzikor – Trubë 240 Trombist i diplomuar Download
Art Dramatik – Aktrim 240 Aktor i diplomuar Download
Art Dramatik – Regji Teatri 240 Regjisor teatri i diplomuar Download
Art Dramatik – Regji Filmi 240 Regjisor filmi i diplomuar Download
Art Dramatik – Montazh 240 Montazher i diplomuar Download
Art Dramatik – Kinematografi 240 Kinematograf i diplomuar Download
Art Dramatik – Produksion 240 Producent i diplomuar Download
Art Dramatik – Skenar Filmi dhe Dramaturgji 240 Dramaturg i diplomuar Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Pikturë 60 Magjistër i arteve figurative – Pikturë
Skulpturë 60 Magjistër i arteve figurative – Skulpturë
Grafikë 60 Magjistër i arteve figurative – Grafikë
Dizajn Grafik 60 Magjistër i dizajnit grafik

Dekan
Prof. Mr. Senad Abduli
senad.abduli@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Jëlldëz Asani
jelldes.asani@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Nora Halimi
nora.halimi@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Arbër Ameti
arber.ameti@unite.edu.mk

Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Prill 2024)