//Garë rasti në lëmin e biznesit ndërkombëtar social

Garë rasti në lëmin e biznesit ndërkombëtar social

2018-09-25T10:38:22+00:00 Shtator 25, 2018|

Shoqata e studentëve në kuadër të Universitetit për Menaxhim dhe Ekonomi ISM nga Lituania ju fton të merrni pjesë në një garë rasti në fushën biznesit social, Creative Shock, në të cilën mund të fitoni 2000 euro dhe një fluturim për çdo destinacion në botë.

Creative Shock tërheq të rinjtë nga e gjithë bota për t’i edukuar ata rreth konceptit të biznesit social, zbatimit dhe ndikimit të tij. Pjesëmarrësit duhet të zgjidhin dy çështje të biznesit social në raundet preliminare. 10 ekipet më të mira do të shkojnë në Vilnius, Lituani për të zgjidhur dy rastet finale. Ata do të garojnë për çmimin e madh – 2000 euro dhe biletat e Turkish Airlines për çdo vend të zgjedhur prej tyre. Këtu mund të gjeni një përshkrim më të hollësishëm.

Duke marrë pjesë në Creative Shock studentët mund të zbatojnë aftësitë e tyre të menaxhimit të biznesit, marketingut dhe kreativitetit dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth biznesit social. Përveç kësaj, kjo është një mundësi për të fituar përvojë ndërkombëtare, si dhe për të parë ndikimin e punës së tyre, pasi dy nga katër rastet janë probleme reale të jetës.

Si të merrni pjesë:

  • Regjistrohuni këtu individualisht ose formoni një ekip prej 3 deri në 4 anëtarë deri më 7 tetor 23:59 (UTC + 03: 00, Zona Verore e Evropës Lindore)
  • Kaloni dy raundet preliminare.
  • TOP 10 ekipet do të ftohen në finale në Vilnius më 29 nëntor – 2 dhjetor për eventin përfundimtar katërditor

TOP 10 ekipet do të kenë vetëm një natë për të zgjidhur rastin final! Në fundjavën e fundit në Vilnius, Lituani do të përfshihen leksione, evente ndërlidhëse, team buildings (formime ekipesh) dhe shumë aktivitete tjera zbavitëse.
Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni dhe kontaktoni ekipin e Creative Shock përmes info@creativeshock.lt.