Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Universitetit të Tetovës, në këtë ditë të shënuar, ditën e shpresës së pashuar e të përjetësisë, ringjalljes së shpresave dhe forcimit të besimit ndaj Zotit, të gjithë besimtarëve ortodoksë t’ua uroj Festën e Pashkëve.

Vlera shpirtërore e kësaj feste të madhe na e përkujton rëndësinë dhe vlerën e jetës së njeriut, me shumë flijime dhe lutje. Le të na shërbejë kjo ditë për të reflektuar dhe për t’i afirmuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!

 

Me respekt,

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës