Programi studimor Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase në Fakultetin Filologjik të Universitetit  të Tetovës, organizoi punëtori njëditore, e cila kishte për qëllim t’u ndihmojë maturantëve që ta kalojnë më lehtë provimin e detyrueshëm nga lënda Gjuhë dhe letërsi maqedonase.

Interesimi i madh nga maturantët e të gjitha shkollave të mesme të Tetovës ishte befasues. Ata patën mundësinë të njoftohen me kapacitetet hapësinore të Universitetit të Tetovës dhe me aktivitetet e stafit mësimor të programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase.

Punëtoria për lëndën Gjuhë dhe letërsi maqedonase u organizua nga profesorët e këtij programi studimor. Prof. Dr. Veselinka Labroska, Prof. Dr. Maja Jakimovska – Toshiq, Prof. Dr. Marina Spasovska, Prof. Dr. Liljana Gushevska, Prof. Dr. Marina Danillovska, si dhe Mr. Aneta Acoska, profesoreshë e lëndës Gjuhë dhe letërsi maqedonase në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, të cilat kishin përgatitur ushtrime interaktive nga fusha e gjuhës ku theksuan se kujt duhet t’i kushtohet veçanërisht vëmendje gjatë testimit dhe dhanë udhëzime dhe këshilla për shkrimin e esesë U trajtuan aspektet kyçe që u nevojiten maturantëve për të kaluar me sukses sfidat me të cilat përballen gjatë provimeve të maturës shtetërore.

Organizimi i kësaj punëtorie është bërë tashmë traditë dhe këtë vit është përfshirë gjithashtu në kuadër të programit vjetor për shënimin e 80-vjetorit të kodifikimit të maqedonishtes standarde.