Në bazë të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar në mes  SHA Elektranat e Maqedonisë (ELEM) dhe Universitetit  të Tetovës, është shpallur:

Konkurs për ndarjen e 5 bursave për studentët e Universitetit të Tetovës.

Në këtë konkurs mund të paraqiten:

  • Studentë të rregullt të Fakultetit përkatës, të cilët janë të regjistruar për herë të parë në vitin e parë të studimeve, në vitin akademik 2017/2018;
  • Studentët që studiojnë në njërën nga programet e mëposhtme studimore:
    • Fakulteti i Shkencave Aplikative,
      Programi studimor Mekatronikë;
    • Fakulteti i Shkencave Aplikative,
      Programi studimor Inxhinieri ekonomike;
    • Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,
      Programi studimor Informatikë – drejtimi profesional.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të jetë student i rregullt, i regjistruar në ciklin e parë të studimeve për herë të parë në vitin akademik 2017/2018;
  • të ketë notë mesatare pas përfundimit të semestrit të parë, jo më pak se 8.0;
  • studenti të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse apo kredie nga një institucion apo kompani tjetër;
  • studenti të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Përzgjedhja dhe seleksionimi i kandidatëve do të bëhet nga Komisioni për bursa, i përbërë nga tre (3) anëtarë: dy (2) anëtarë nga radhët e të punësuarve në SHA ELEM dhe një (1) anëtar nga Universiteti i Tetovës.

Seleksionimi i kandidatëve të interesuar për realizimin e së drejtës për bursë do të realizohet në bazë të suksesit të arritur mesatar të studentit në semestrin e parë, pikëve të fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultatet nga intervista e realizuar, e cila do të realizohet nga komision i përbërë prej dy përfaqësuesve nga SHA ELEM dhe një përfaqësues nga fakulteti, sipas metodologjisë së mëposhtme:

  • maksimumi i pikëve të fituara nga suksesi i realizuar mesatar i studentit në semestrin e parë, maksimumi 70 pikë;
  • pikët e fituara gjatë regjistrimit në fakultet, maksimumi 25 pikë;
  • rezultatet nga intervista e realizuar, maksimumi 5 pikë.

Shuma e bursës është 6,000 denarë në muaj dhe do të jepet në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muaj në vit, me mundësi vazhdimi ose ndërprerje, në varësi të përmbushjes së obligimeve nga ana e studentëve në përpurthje me Marrëveshjen për bursa.

Me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet Marrëveshje për bursa.

Kandidatëve të cilëve do t’ju ndahet bursa, janë të detyruar vitin akademik ta përfundojnë në afatin e caktuar dhe me mesatare jo më pak se 8,00, përndryshe bursisti e humb të drejtën e bursës dhe është i obliguar t’i kthejë shumën e marrë kompanisë me të cilën ka nënshkruar Marrëveshjen për bursa dhe detyrimet e tjera të përcaktuara në Marrëveshjen për bursa.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • Aplikacion i plotësuar/pyetësor i përgatitur nga SHA ELEM;
  • Letër motivimi;
  • Çertifikatë për studentë të rregullt, të regjistruar në vitin e parë të studimit;
  • Çertifikatë për provimet e dhëna dhe suksesin e arritu në semestrin e parë për vitin akademik 2017/2018;
  • Deklaratë që nuk jeni shfrytëzues i një burse apo kredie nga institucion apo kompani tjetër, të nënshkruar nga një garantues solid;
  • Një kopje të çertifikatës për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Aplikacioni/pyetësori është publikuar në ueb faqen e Universitetit të Tetovës: http://unite.edu.mk

Metoda e aplikimit:

Dokumentet duhet të dorëzohen në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë në Universitetn e Tetovës, ose me postë në adresën: Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë, Universiteti i Tetovës, rr. e Ilindenit, pn, 1200 Tetovë, në periudhën prej 19.06.2018 deri më 29.06.2018.

Aplikacioni-Elem