//Konkurs – Erasmus+

Konkurs – Erasmus+

2021-04-02T15:46:14+00:00 Prill 02, 2021|

Të nderuar studentë!

E shpallim të hapur konkursin për aplikim në Programin për shkëmbim ERASMUS+ për semestrin dimëror të vitit akademik 2021/2022.

Në faqen e internetit të Universitetit të Tetovës www.unite.edu.mk do ta gjeni vegëzën e Erasmus+ dhe aty mund të shihni të gjitha universitetet me të cilat kemi marrëveshje, përkatësisht fushat në të cilat mund të aplikoni.

Në vijim është vegëza për aplikimin online: http://erasmus.unite.edu.mk:3500/Application

Të drejtë aplikimi kanë studentët e:

  • Ciklit të parë (studentët e rregullt të vitit të dytë e më lartë).
  • Ciklit të dytë
  • Ciklit të tretë

Aplikimit tuaj duhet t’ia bashkëngjitni një letër motivimi, letër rekomandimi në gjuhën angleze dhe vërtetim se jeni student/e i/e rregullt. Të gjitha dokumentet dorëzohen vetëm onllajn!

 

Afati për aplikim është deri më: 16 prill 2021