//Konkurs – Erasmus + (Fakulteti Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi Gjermane)

Konkurs – Erasmus + (Fakulteti Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi Gjermane)

2019-10-14T09:39:54+00:00 Tetor 14, 2019|

Për ndarjen e 1 burse ERASMUS+ për këmbim studentor gjatë semestrit veror të vitit akademik 2019/2020 për studentët e Fakultetit Filologjik dega Gjuhë dhe letërsi gjermane, në Universitetin e Grazit, në Graz, Austri.

 

Konkursi është i hapur deri me 14 tetor 2019.

 

Studentët të cilët do të aplikojnë, duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

– formular për aplikim (e keni të bashkangjitur);

– biografi(CV);

– vërtetim të statusit të studentit të rregullt;

– letër motivimi

– kopje të indexit

 

Procedura për përzgjedhjen e kandidatit/es, do të realizohet në nivel universitar, ndërsa kriteret bazë për përzgjedhjen e tij/saj, janë:

–       suksesi ,

–       motivimi i studentit.

Studentët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e tyre te koordinatorja znj. Shpresa Ademi,te Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në rektorat. Suksese.

 

Shkarko formularin e aplikimit këtu.