Në bazë të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar në mes SHA Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut (SHA ESM Shkup) dhe Universitetit  të Tetovës, është shpallur:

KONKURS

për ndarjen e 5 bursave për studentët e Universitetit të Tetovës.

Në këtë konkurs mund të paraqiten studentët e Universitetit të Tetovës, studentët që studiojnë në njërën nga programet e mëposhtme studimore:

 

  • Fakulteti i Shkencave Aplikative,

Programi studimor Mekatronikë;

  • Fakulteti i Shkencave Aplikative,

Programi studimor Inxhinieri ekonomike;

  • Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,

Programi studimor Informatikë – drejtimi profesional.

 

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të jetë student i rregullt, i regjistruar në ciklin e parë të studimeve për herë të parë, të ketë regjistruar semestrin e parë ose të tretë në vitin akademik 2021/2022;
  • të ketë notë mesatare (deri në datën e aplikimit) jo më pak se 8.0;
  • studenti të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse apo kredie nga një institucion apo kompani tjetër;
  • studenti të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Përzgjedhja dhe seleksionimi i kandidatëve do të bëhet nga Komisioni për bursa, i përbërë nga tre (3) anëtarë: dy (2) anëtarë nga radhët e të punësuarve në SHA ESM Shkup dhe një (1) anëtar nga Universiteti i Tetovës.

Seleksionimi i kandidatëve të interesuar për realizimin e së drejtës për bursë do të realizohet në bazë të suksesit të arritur mesatar të studentit deri në datën e aplikimit, pikëve të fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultatet nga intervista e realizuar, e cila do të realizohet nga komisioni i përbërë prej dy përfaqësuesve nga SHA ESM Shkup dhe një përfaqësues nga Universiteti i Tetovës, sipas metodologjisë së mëposhtme:

  • pikët e fituara nga suksesi i realizuar i studentit (deri në datën e aplikimit), maksimumi 70 pikë;
  • pikët e fituara gjatë regjistrimit në fakultet, maksimumi 25 pikë;
  • rezultatet nga intervista e realizuar, maksimumi 5 pikë.

 

Shuma e bursës është 8,000 denarë në muaj dhe do të jepet në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajve në vit, me mundësi vazhdimi ose ndërprerje, në varësi të përmbushjes së obligimeve nga ana e studentëve në përpurthje me Marrëveshjen për bursa.

Me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet Marrëveshje për bursa.

Kandidatëve të cilëve do t’ju ndahet bursa, janë të detyruar vitin akademik ta përfundojnë në afatin e caktuar dhe me mesatare jo më pak se 8,00, përndryshe bursisti e humb të drejtën e bursës dhe është i obliguar t’i kthejë shumën e marrë  kompanisë me të cilën ka nënshkruar Marrëveshjen për bursa dhe detyrimet e tjera të përcaktuara në Marrëveshjen për bursa.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • Aplikacion i plotësuar/pyetësor i përgatitur nga SHA ESM Shkup;
  • Letër motivimi;
  • Vërtetim që jeni studentë të rregullt;
  • Çertifikatë notash, dhe kreditë e realizuara deri në datën e aplikimit;
  • Kopje të diplomës së shkollës së mesme;
  • Kopje të diplomave të fituara nëpër kurse të ndryshme;
  • Deklaratë që nuk jeni shfrytëzues i një burse apo kredie nga institucion apo kompani tjetër, të nënshkruar nga një garantues solid;
  • Një kopje të çertifikatës për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Vërtetim për marrëdhënie pune dhe paga e garantuesit solid;

 

Aplikacionin/pyetësorin mund ta gjeni te emaili që ua kemi dërguar ose te Qendra për Karrierë (Fakulteti Filologjik, kati i parë, zyra nr.147).

Metoda e aplikimit:

Dokumentet duhet të dorëzohen në Qendrën për Karrierë në Universitetn e Tetovës, ose me postë në adresën: Qendra për Karrierë, Universiteti i Tetovës, rr. e Ilindenit, pn, 1200 Tetovë.

Afati për dorëzimin e dokumenteve fillon nga 14.11.2022 deri më 28.11.2022.

Vërejtje: Dokumentacioni duhet të dorëzohet në dy gjuhë ( shqipe dhe maqedone).

 

Aplikacioni