K O N K U R S

(Për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2019/2020)

Fondacioni “ALBIZ“ shpall konkurs për:

175 bursa për studentë për vitin akademik 2019/2020

 

APLIKIMI

 

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deridiplomike) që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në ndonjë prej fakulteteve në vijim:

  • Fakulteti Arkitekturës;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
  • Fakulteti Ekonomik;
  • Fakulteti i Makinerisë;
  • Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë;
  • Fakulteti Pedagogjik;
  • Fakulteti Juridik;
  • Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore;
  • Fakulteti Stomatologjik;
  • Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik;
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;
  • Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike;
  • Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe të Ushqyerit;
  • Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike;
  • Fakulteti i Edukatës Fizike, Sport dhe Shëndet:
  • Fakulteti Farmaceutik;
  • Fakulteti Filozofik;
  • Fakulteti Filologjik;
  • Fakulteti i Pylltarisë;
  • Fakulteti i Administrimit të Biznesit;
  • Fakulteti i Shkencave të Zbatuara;
  • Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore;
  • Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit;
  • Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike;
  • Fakulteti i Shkencave Islame;
  • Fakulteti i Kulturës Fizike;
  • dhe fakultete të tjerë që nuk janë përfshirë në listë (në universitet e lartpërmendur)

 

KRITERET PËR TË DY KATEGORITË

 

  1. Të jenë studentë të vitit të II, III, IV, V dhe VI;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimit;
  4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;
  5. Të jenë nënshtetas i/e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN E BURSAVE PËR STUDENTË

 

  1. Aplikacioni (merret te fondacioni ose shkarkohet online);
  2. CV (biografi);
  3. Kopje të indeksit (dy faqet e para – ku është fotografia dhe faqen ku është regjistruar semestri i fundit);
  4. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2019/2020;
  5. Vërtetim të notave ku mund të shihet nota mesatare;
  6. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes prej punëdhënësit (për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk janë në marrëdhënie pune dhe vërtetim nga drejtoria për të hyra publike);
  7. Kopje të ndonjë dokumenti identifikues (certifikata e lindjes, letërnjoftim, pasaportë);

 

Përparësi për fitimin e bursës sociale do të kenë:

  1. Studentët që kanë notë mesatare 7.00 apo më të lartë;
  2. Studentë që studiojnë në drejtimet deficitare;
  3. Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat republikane ose ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që studiojnë.

 

VLERA E BURSËS

 

Vlera e bursës për të dy kategoritë për vitin akademik 2019/2020 do të jetë 4.200 denarë.

Bursat ndahen gjatë tërë vitit akademik 2019/2020 përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjat viti akademik.

VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 

Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj, rr. 20 , nr. 97.

Aplikimet bëhen në afatin vijues:

  • Prej 21.10.2019 (e hënë) deri më 20.11.2019 (e mërkurë) nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, indeksin ose ID-në.

Shpallja e rezultateve do të bëhet në zyrën e Fondacionit Albiz, në ueb faqen zyrtare www.albiz.org.mk, si dhe në www.facebook.com/albizfoundation.

SQARIM

  1. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati (përndryshe nuk do të pranohen);
  2. Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen;
  3. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapë, mbeten në arkivin e Fondacionit;
  4. Çdo person i cili do të konkurrojë do të pranojë dëshmi (numër të dosjes) se i ka dorëzuar dokumentet;
  5. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra);

 

Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni në  tel. 02 2057 632 ose në e-mail: info@albiz.org.mk  

 

>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin – Bursa për  studentë 2019/20<<

>>KLIKO KETU – Shkarko aplikacionin – Bursa për  studentë 2019/20<<

 

http://albiz.org.mk/faqja/fondacioni-albiz-shpall-konkurs-per-programin-bursa-studente-per-vitin-akademik-2019-20/?fbclid=IwAR0Qg3sCpf62FL07ObEdR9a5w5tHZc74MXereQJQNEoaZUX7nMRWSMYMpsY