Kampionati Botëror Ndëruniversitar është kampionat sportiv, i paraparë për stimulimin e sportit mes universitetesh, nëpërmjet promovimit të parimeve fair-play të lojës, diversitetit dhe inkluzionit. Në edicionin e vitit 2018, në këtë event morën pjesë 2.700 studentë nga 72 universitete, të 30 vendeve të Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

“Kampionati V Botëror Ndëruniversitar – Pula 2019” do të mbahet nga data 13 deri më 17 nëntor 2019, në Pulë të Kroacisë.

Ky kampionat do të organizohet nën ombrellën e IUSC – Komiteti Sportiv Ndëruniversitar në bashkëpunim me “Juraj Dobrila University of Pula”.

TARIFA E REGJISTRIMIT
Tarifa e regjistrimit në WIUC 2019 është 89,00 euro për person.

AKOMODIMI
Nëse keni nevojë për akomodim në Pula, na njoftoni! Kemi çmime speciale për bujtina dhe hotele afër qendrave të sportit, dhe gjithashtu në fshatin ku mbahet Kampionati, ku më shumë se 1.700 atletë do të jenë të gjithë së bashku!

Informacione rreth akomodimit mund të merrni në:
Menaxher i akomodimit
Xavier Hilari Serra
• accomodation@wiusc.com
• Tel. +34 645 54 20 95

PROCESI I REGJISTRIMIT ËSHTË I HAPUR!
Shkarko formularin për aplikim këtu: http://www.wiusc.com/the-championships/2019-world-interuniversities-championships-pula (“Application Form”) dhe na dërgoni në linkun: info@wiusc.com
Për më shumë informacione, ju lutemi shikoni broshurën / ftesën që mund ta shkarkoni në këtë link: http://www.wiusc.com/documentation/invitational_2019.pdf
Informacionet do të jenë gjithashtu në dispozicion edhe në faqen: www.wiusc.com (faqja e internetit përditësohet vazhdimisht), gjithashtu edhe në Facebook (faqja “World InterUniversities Championships–Pula 2019” https://www.facebook.com/World-InterUniversities-Championships-Pula-2019-1512030892169096/