KONKURS
Për ndarjen e bursave për studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2018/2019
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2018/2019 do të ndajë bursa për studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë edhe atë sipas grupeve në vijim:
а) Grupi i parë – 1.500 bursa për studentët e kategorive sociale;
b) Grupi i dytë:
– 630 bursa (590 për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror dhe 40 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror), për studentët të cilët kanë arritur sukses posaçërisht të lartë gjatë mësimit edhe atë për studentë të regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore që kanë arritur sukses mesatar nga viti I deri në vitin e regjistruar aktual prej së paku 8.50, ndërsa për studentët në fakultetet e shkencave shoqërore dhe fakulteteve të arteve të arrijnë së paku suksesin e mesatares prej 9.00;
– 125 bursa (105 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror dhe 20 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror), për studentët të cilët kanë arritur sukses posaçërisht të lartë gjatë mësimit edhe atë për studentë të regjistruar në programet studimore për informatikë që kanë arritur sukses 9.00 prej vitit I deri në vitin e regjistruar aktual;
c) Grupi i tretë – 530 bursa (500 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror dhe 30 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror), për studentët e regjistruar në programet studimore nga sferat shkencore të shkencave matematike-natyrore, teknike-teknologjike, bioteknike ose të shkencave të mjekësisë dhe të cilët kanë arritur prej vitit të I deri në vitin e regjistruar aktual të kenë së paku 7.00 të mesatares së suksesit.
– 105 bursa (bursa për 70 maqedonas, të regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë) që kanë arritur sukses mesatar nga viti I deri në vitin e regjistruar aktual prej së paku 7.00 dhe janë të regjistruar në programet studimore në kimi, fizikë dhe matematikë, si vijon:
– 20 bursa për studime të kimisë,
– 20 bursa për studime të fizikës,
– 30 bursa për studime të matematikës dhe
(35 bursa për studentët pjesëtarë të bashkësive që nuk janë shumicë në Maqedoni, të regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë) që kanë arritur mesatare të suksesit7.00 nga viti I deri në vitin e regjistruar aktual, të regjistruar në programet studimore: kimi, fizikë dhe matematikë si vijon:
– 10 bursa për studime të kimisë,
– 10 bursa për studime të fizikës,
– 15 bursa për studime të matematikës.
I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE STUDENTORE
Të drejtë për bursë kanë studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:
1. Të jenë studentë të rregullt;
2. Të mos kishin përsëritur vitin gjatë studimeve;
3. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga ndonjë institucion, ose kompani tjetër;
4. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Kriteret për ndarje të bursave janë:
а) Grupi i parë – bursa për studentë nga kategoritë sociale
1. Sukses i arritur nga vitet e kaluara studimore deri në vitin aktual 2018/2019 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të merren më së shumti 20 pikë.
2. Studentët e fakulteteve teknike dhe shkencave të mjekësisë fitojnë në mënyrë plotësuese 10 pikë.
3. Për kriterin: mundësi materiale të studentëve dhe familjes së tyre më të ngushtë, merren pagesat e përgjithshme mujore për anëtar, të familjes së studentit (neto pagesat mujore dhe të hyrat vjetore në baza të ndryshme të shfaqura në formularin nga Drejtoria e të hyrave publike – të hyrat: nga kryerja e veprimtarive bujqësore, nga kryerja e veprimtarive ekonomike, nga kryerja e veprimtarive individuale, nga prona dhe e drejta e pronës, nga të drejtat autoriale dhe të drejtat e pronësisë industriale, nga dividendët, nga fitimet e realizuara kapitale, nga fitimet prej lojërave të fatit dhe të hyrave të tjera). Në bazë të këtij kriteri fitohen më së shumti 60 pikë.
4. Shtesë prej 10 pikëve fitojnë studentët: fëmijë të një prindi, fëmijë të prindërve të papunë, fëmijë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, fëmijë me nevoja të posaçme dhe fëmijë të përdoruesve të kompensimit në bazë ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste për të cilat të hyrat e përgjithshme në familje janë nën neto pagesën minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë.
5. Studentët të cilët nuk kanë dhënë së paku 80% të provimeve të parapara për vitet e kaluara studimore nuk do të jenë të radhitur. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin të kenë të dhënë së paku 80% të provimeve të parapara, do të merret kriteri i minus dy provimeve nga numri i përgjithshëm i paraparë i provimeve.
6. Dokumentet e studentëve që do të fitojnë 0 pikë në bazë të kriterit të mundësisë materiale (të shfaqur në pikën 3 të këtij grupi), nuk do të merren parasysh.
b) Grupi dytë – bursa për studentët që kanë arritur sukses posaçërisht të lartë në mësim
1. Sukses i arritur nga vitet e kaluara studimore deri në vitin aktual 2018/2019 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të merren më së shumti 100 pikë.
2. Studentët të cilët nuk kanë dhënë së paku 90% të provimeve të parapara për vitet e kaluara studimore nuk do të jenë të radhitur. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin: të kenë të dhënë së paku 90% të provimeve të parapara do të merret kriteri: të kenë të dhënë vetëm një provim më pak nga numri i përgjithshëm i paraparë i provimeve.
3. Nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentë, të cilët i përmbushin kushtet nga universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror dhe anasjelltas, nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentë të cilët i përmbushin kushtet nga universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror.
c) Grupi i tretë – bursa për studentët e regjistruar në programe studimore nga sferat e shkencave matematike-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe të mjekësisë
1. Sukses i arritur nga vitet e kaluara studimore deri në vitin aktual 2018/2019 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të merren më së shumti 100 pikë.
2. Studentët të cilët nuk kanë dhënë së paku 80% të provimeve të parapara për vitet e kaluara studimore nuk do të jenë të radhitur. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin: të kenë të dhënë së paku 80% të provimeve të parapara, do të merret kriteri: të kenë vetëm minus dy provime nga numri i përgjithshëm i paraparë i provimeve.
3. Nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentë, të cilët i përmbushin kushtet nga universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror dhe anasjelltas, nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentë, të cilët i përmbushin kushtet nga universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror.
II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Studentët të cilët paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike e cila gjendet në adresën http://konkursi.mon.gov.mk duke filluar prej 05.11.2018 deri më 20.11.2018.
Rekomandohet që para paraqitjes elektronike, kandidatët t’i kompletojnë dokumentet e nevojshme në pajtim me bursën për të cilën aplikojnë, që të mund në fletëparaqitjen elektronike të fusin të dhënat e sakta nga dokumentet.
Për studentët të cilët janë paraqitur më shumë herë, do të llogaritet e vlefshme fletëparaqitja e fundit.
III. VENDI DHE AFATI PËR PARASHTRIMIN E DOKUMENTEVE TË NEVOJSHME
Studentët, të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike në konkurs, duhet që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup, prej më datë 05.11.2018 deri më 23.11.2018, në terminin e zgjedhur, të parashtrojnë dokumentet në vijim:
1. Listë evidentuese, të publikuar në adresën http://konkursi.mon.gov.mk;
2. Vërtetim për regjistrim të rregullt në semestrin dimëror për vitin akademik 2018/2019;
3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar elektronike në mënyrë të suksesshme;
4. Certifikatë me numrin e provimeve të dhëna nga vitet e kaluara;
5. Formular të vërtetuar të formës “UPPI” dhe përmbajtje të publikuar në adresën http://konkursi.mon.gov.mk;
6. Dokumentet për përcaktimin e gjendjes materiale të kandidatit:
• Për anëtarët e punësuar të familjes të dorëzohen vërtetime për pagesën e marrë për muajin shtator të vitit 2018 ose nëse gjatë këtij muaji nuk është marrë pagesa, të dorëzohet vërtetim për pagesën e marrë në muajin e fundit për këtë vit (për prindërit-kujdestarët, vëlla/motër që janë të punësuar në institucione shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagesë të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarët, vëlla/motër që janë të punësuar në firma private të dorëzojnë vërtetim për pagesë si dhe deklaratë të vërtetuar për pranim të pagesës);
• Për anëtarët e pensionuar të familjes, të dorëzohet dokument për shumën e pensionit – çek;
• Për prindërit e shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzimin dhe nëse kandidati merr alimentacion, e njëjta të tregohet si e hyrë mujore;
• Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet vendimi i fundit ose çeku i fundit;
• Për invaliditet të dorëzohet rezultati dhe mendimi për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik ose psikik dhe nevojat specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësim të nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillim fizik dhe psikik dhe
• Për vëllezër/motra të kandidatit, të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose ndonjë institucion tjetër.
7. Deklaratë të kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, të publikuar në internet portalin http://konkursi.mon.gov.mk;
8. Deklaratë të kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me ato të dhëna të futura në fletëparaqitjen elektronike, të publikuar në internet portalin http://konkursi.mon.gov.mk;
9. Deklaratë për përpunim dhe shfrytëzim të të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij më të ngushtë (prindërve-kujdestarëve, vëllezërve, motrave), me të cilën kandidati pajtohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes detyrës zyrtare t’i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucione me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në adrsën http://.mon.gov.mk.
10. Fotokopje të Indeksit.
Kandidatët të cilët paraqiten për bursë nga grupi i parë dorëzojnë të gjitha dokumentet (prej nr. 1 – nr. 10), ndërsa studentët të cilët paraqiten për bursë nga grupi i dytë dhe i tretë i dorëzojnë dokumentet me numër rendor 1, 2, 3, 4, 5, 7, 8, 9 dhe 10.
Ministria e Arsimit dhe
Shkencës përmes mënyrës zyrtare, në përputhje me Rregulloren për formularë të kërkesës për akomodim në konviktin e studentëve dhe formularin për dhënien e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.161 / 16), do të ofrojë dokumentet:-Certifikatë nga Drejtoria për të ardhura publike, për të ardhurat e realizuara në baza të ndryshme për vitin paraprak (të hyra nga veprimtaria e pavarur, nga kryerja e veprimtarive bujqësore nga prona dhe e drejta e pronës, nga kapitali, fitimet e realizuara kapitale, nga fitimet prej lojërave të fatit dhe të hyrave të tjera) për të dy prindërit – kujdestarët, vëlla/motër e kandidatit veç e veç edhe për vetë kandidatin;
-status për anëtarët e familjes më të ngushtë të kandidatëve, nga Agjencia e punësimeve të Republikës së Maqedonisë;
-për vëllain/motrën nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë të vdekjes për prindin e vdekur nga Drejtoria për udhëheqje me librat e amzës;
-për shtetësi të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.
IV. KANDIDATËT NUK DO TË MERREN PARASYSH NËSE:
1. Dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe i vonuar.
2. Komisioni vërteton se të dhënat të cilat janë futur në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i dorëzuar.
V. PUBLIKIMI I REZULTATEVE
Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursa do të publikohet më datë 11.01.2019 në web faqen e ministrisë http://mon.gov.mk.
VI. SHUMA E BURSAVE
Shuma e bursave për Grupin e parë – bursa për studentë të kategorive sociale është 3.300,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Shuma e bursave për Grupin e dytë – bursa për studentët të cilët kanë arritur sukses posaçërisht të lartë gjatë mësimit dhe të cilët kanë arritur mesatare të suksesit prej 8.50 nga viti I deri në vitin e regjistruar aktual studimor në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore, ndërsa për studentët e fakulteteve të shkencave shoqërore dhe fakulteteve të arteve të kenë të arritur mesatare të suksesit prej së paku 9,00 është 4.400,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Shuma e bursave për Grupin e dytë – bursa për studentë të cilët kanë arritur sukses posaçërisht të lartë në mësim prej së paku 9,00, në programet studimore për informatikë është 6.050,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Shuma e bursës për Grupin e tretë – bursa për studentët e regjistruar në programet studimore nga sferat shkencore të shkencave matematike-natyrore, teknike-teknologjike, bioteknike dhe të mjekësisë është 3.300,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Shuma e bursës për Grupin e tretë – bursa për studentët e regjistruar në programet studimore për kimi, fizikë dhe matematikë është 18.000,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Studenti i cili ka konkurruar për një ose më shumë grupe të bursave dhe plotëson kushtet për marrje, i ndahet bursa sipas prioritetit të cilin e ka bërë në listën evidentuese.
Bursa ndahet për aq semestra për studime deridiplomike sa janë të parapara me aktin e përgjithshëm të institucionit për arsim sipëror, pa përvojë të absolventit për studime.
Studentët të cilët do të fitojnë bursën do të nënshkruajnë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjella.
DOKUMENTE TË NEVOJSHME
1. Listë evidentuese – Евидентен лист
2. Formular i verifikuar – “УППИ”
3. Deklaratë e kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër- Изјава на кандидатот дека не е корисник на друга стипендија
4. Deklaratë e kandidatit që dokumentet e dorëzuara janë origjinale dhe të dhënat janë identike me të dhënat e paraqitura në aplikimet elektronike – Изјава на кандидатот дека доставените документи се вистинити и податоците се идентични со оние податоци внесени во електронската пријава
5. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe të familjes më të ngushtë – Изјава за обработка и користење на личните податоци на кандидатот и неговото потесно семејство
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruara që pas shpalljes së listës pëfundimtare, më së voni deri më 25 janar 2019, që ta nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Ministrinë e Arsimit. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen se heqin dorë nga bursa.
Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.