OneContact është një qendër telekomunikimi dhe e të dhënave në internet, që mbështet klientët nga Amerika e Veriut. Ky konkurs ka për qëllim që të punësojë persona të diplomuar dhe që kanë njohuri nga gjuha angleze dhe frënge.
Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët:
• Njohuri të shkëlqyera të aftësive të komunikimit në anglisht dhe frëngjisht- të folur dhe të shkruar;
• Aftësi të jashtëzakonshme për mbështetjen e klientëve;
• Të jenë pozitiv dhe energjik, me një qëndrim vetë-motivues;
• Të posedojnë aftësi për zgjedhjen e problemeve dhe veprimeve, si dhe aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
• Të jenë fleksibil dhe të aftë për të kryer ndërrime të orarit të punës sipas nevojës.
Pozicionet e punës janë me orar të plotë, ose me kohë të pjesshme në zyrat e kompanisë, në Shkup, dhe me mundësinë për të punuar nga shtëpia për pozicionin “Përfaqësues në frëngjisht dhe anglisht”.
Kandidatët e interesuar mund të gjejnë më shumë informacione mbi vendet e punës në ueb faqen e internetit: www.onecontact.com.mk dhe të aplikojnë me CV në anglisht në lidhjet e mëposhtme:
• Përfaqësues në anglisht;
• Përfaqësues në frëngjisht dhe anglisht.
Më shumë informacion mbi kompaninë: www.onecontact.com.mk
Kandidatët të cilët do të futen në listë nga ekipi i OneContact, do të njoftohen dhe intervistohen më tej.
Vini re se njoftimi i mësipërm adresohet për studentët, të cilët, sipas profilit të tyre të arsimit, mund të aplikojnë për vende të hapura pune. Nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme, ju lutemi mos ngurroni të kontaktoni.

Sinqerisht,
Ekipi HR OneContact
Administrata e Burimeve Njerëzore OneContact
Email: hr@onecontact.com.mk
Web: http://www.onecontact.com.mk
Shkup, Maqedoni e Veriut

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I-rë.