//Konkurs për ndarjen e bursave, trajnime dhe punë praktike në Graz të Austrisë, në “SHPARKASSE BANK”

Konkurs për ndarjen e bursave, trajnime dhe punë praktike në Graz të Austrisë, në “SHPARKASSE BANK”

2019-10-30T17:06:10+00:00 Tetor 30, 2019|

“SHPARKASSE BANK- Maqedoni Veriore” edhe këtë vit vazhdon me projektin “Më të mirët e Juglindjes”, program dedikuar studentëve nga Maqedonia Veriore.
Me këtë program, “ Shparkasse Bank” ofron mundësi për studentët, që të fitojnë përvojë ndërkombëtare në njërin nga universitetet më të vjetër të Austrisë, duke e kombinuar me punë praktike në njërin nga institucionet bankare më të vjetër, ku mud të përfitojnë njohuri dhe përvojë, e cilat do t’u ndihmojnë në ngritjen e tyre profesionale në të ardhmen.
Fituesve të kësaj burse do t’u sigurohet akomodim falas, pagë mujore, mbulesë të pagesave për studime në Universitetin e Grazit, kurs intensiv për mësimin e gjuhës gjermane, si dhe pjesëmarrje në ngjarjet kulturore dhe sociale gjatë tërë vitit.

Afati i fundit për aplikim është deri më 5 dhjetor 2019.
Më shumë informacione mund të merrni në faqen e internetit të “Shparkasse Bank”:
https://sparkasse.mk/ContentSoopshtenija.aspx?IdSoopshtenija=2235&IdRoot=1&IdLanguage=1&IdMenu=1