Në bazë të nenit 103 dhe 149 të Ligjit për arsim sipëror të RMV-së (82/18), Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për arsim të lartë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (76/2020 dhe 116/20), Statutit të Universitetit të Tetovës, Rregullores për studimet e ciklit të parë, Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për numrin e studentëve të cilët regjistrohen në institucionet e arsimit të lartë në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2023/24 nr. 41-6059/5 të datës 27.06.2023 (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.138/23), Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për kuota plotësuese për regjistrimin e studentëve të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në institucionet e arsimit të lartë në vitin e parë të studimeve të vitit akademik 2023/24 nr. 41-6058/4 të datës 27.06.2023 (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.139/23), Dekretin për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe personave tjerë që lirohen nga participimi i studimeve dhe Vendimit të Këshillit të Rektoratit të Universitetit të Tetovës nr. 02-664/1 më 16.03.2023, Universiteti i Tetovës shpall:
KONKURS
për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve në programet studimore të Universitetit të Tetovës në vitin akademik 2023/24
Për më tepër, shkarko dokumentet: