Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut„ nr. 178/2021), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet

KONKURS

për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore dhe për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës

 

Shpallet Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore dhe për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës:

 

FAKULTETI EKONOMIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Marketing, Të tjera (50325, 50329 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një asistent në lëmin Biznis menaxhment, Të tjera (50603, 50624 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE-NATYRORE

 

  1. Një asistent në lëmin Informatikë, Sistemet e informacionit dhe programim (11000, 11002 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI PEDAGOGJIK

 

  1. Një asistent në lëmin Defektologji (50521 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA

 

  1. Një asistent në lëmin Inxhinieria e transportit dhe projektim (22012 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI JURIDIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Policia dhe të drejtat e njeriut (51608 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

 

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

  • Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
  • Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër;
  • Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

Kushtet për thirrjen e bashkëpunëtorit:

  • Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër (CV);
  • Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore dhe të bashkëpunëtorëve, të parapara me nenet 166 dhe 170 të Ligjit për аrsimin e lartë.

 

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në

afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

 

                                                                                          Universiteti i Tetovës