Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 82/2018), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet
KONKURS
për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore, thirrjet mësimore-shkencore për lëndët profesionale-artistike dhe në thirrrje të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës
Shpallet Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore, thirrjet mësimore-shkencore për lëndët profesionale-artistike dhe në thirrrje të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës:
FAKULTETI I ARTEVE
- Një mësimdhënës për lëndët profesionale artistike në fushën e aktrimit.
FAKULTETI PEDAGOGJIK
- Një mësimdhënës për lëndët mësimore në fushën e edukimit special dhe rehabilitimit.
FAKULTETI EKONOMIK
- Një asistent për lëndët mësimore në fushën e ekonomisë.
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE
- Një asistent për lëndët mësimore në fushën e farmacisë.
Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:
- Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
- Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër;
- Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore në lëndët profesionale-artistike docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:
- Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
- Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër;
- Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
Kushtet për thirrjen e bashkëpunëtorit:
- Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër (CV);
- Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale-artistike dhe të bashkëpunëtorëve, të parapara me nenet 166, 167 dhe 170 të Ligjit për аrsimin e lartë.
*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në
afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.
Universiteti i Tetovës