Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet

KONKURS

për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës

 

Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Projektimi arkitektonik, Tjetër (2.01.02.01, 2.01.02.08 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

 

FAKULTETI I KULTURËS FIZIKE

 

  1. Dy mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kineziologjia e zbatuar (5.09.01.02 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI PEDAGOGJIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Edukim special dhe rehabilitim (5.03.00.10 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Metodikë, Didaktikë (5.03.00.03, 5.03.00.02 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Gjeografia ekonomike, Gjeografi (1.05.00.04, 1.05.00.01 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kimi e zbatuar, Kimi (1.04.00.07, 1.04.00.01 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  3. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kimi e zbatuar, Kimi (1.04.00.07, 1.04.00.01 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  4. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Biologji, Tjetër (1.06.00.01, 1.06.00.20 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  5. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Shkencat kompjuterike, Tjetër (1.02.00.01, 1.02.00.04 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI FILOLOGJIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Gjuhë gjermane, Tjetër (6.02.01.17, 6.02.01.33 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI EKONOMIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Turizmi dhe hotelieria, Menaxhment dhe biznes (5.02.00.08, 5.02.00.03 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Marketing, Tjetër (5.02.00.05, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  3. Dy mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Financa, Tjetër (5.02.00.07, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kirurgjia maksilofaciale, Implantologjia, Kirurgjia orale (3.05.01.01, 3.05.01.06, 3.05.01.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Imunologji, Tjetër (3.01.00.08, 3.01.00.16 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  3. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Toksikologji farmaceutike, Bromatologji, Tjetër (3.05.02.16, 3.05.02.15, 3.05.02.17 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  4. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kujdesi shëndetësor klinik-spitalor dhe i përgjithshëm, Menaxhimi i kujdesit shëndetësor, Tjetër (3.03.02.01, 3.03.02.03, 3.03.02.04 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  5. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Farmakognozi, Tjetër (3.05.02.10, 3.05.02.17 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

 

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

  • Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
  • Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër;
  • Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, të parapara me nenin 166 të Ligjit për аrsimin e lartë.

 

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në

afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

 

 Universiteti i Tetovës