Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet
KONKURS
për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës
Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës:
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Mjekësia orale dhe paradontologjia, Tjetër (3.05.01.07, 3.05.01.11 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI FILOZOFIK
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Psikologjia klinike, Tjetër (5.01.00.05, 5.01.00.11 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI I ADMINISTRATË BIZNESIT
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Shkenca e administratës, Tjetër (5.06.01.01, 5.06.01.02 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:
- Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
- Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
- Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
- Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër;
- Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, të parapara me nenin 166 të Ligjit për аrsimin e lartë.
*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në
afat prej 8 ditë, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.
Universiteti i Tetovës