Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet

KONKURS

për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore dhe për zgjedhjen-rizgjedhjen e bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës

 

Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore dhe për zgjedhjen-rizgjedhjen e bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës:

 

 

FAKULTETI EKONOMIK

 

  1. Dy mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Menaxhment dhe biznes, Tjetër (5.02.00.03, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Dy mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Marketing, Tjetër (5.02.00.05, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  3. Dy mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Financa, Tjetër (5.02.00.07, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  4. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Turizëm dhe hoteleri, Tjetër (5.02.00.08, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI FILOLOGJIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Gjuhë maqedonase, Tjetër (6.02.01.01, 6.02.01.33 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Gjuhë angleze, Tjetër (6.02.01.16, 6.02.01.33 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI JURIDIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Shkencat teorike juridike, Historia e së drejtës (5.05.00.16, 5.05.00.22 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I KULTURËS FIZIKE

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kineziologjia e zbatuar (5.09.01.02 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencor-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI PEDAGOGJIK

 

  1. Një asistent në lëmin Edukim special dhe rehabilitim (5.03.00.10 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

 

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

  • Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
  • Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër;
  • Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

Kushtet për thirrjen e bashkëpunëtorit:

  • Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër (CV);
  • Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore dhe në thirrje të bashkëpunëtorëve, të parapara me nenin 166 dhe 170 të Ligjit për аrsimin e lartë.

 

*Orari i punës së mësimdhënësit është përcaktuar në përputhje me aktet e Universitetit.

 

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në

afat prej 8 ditë, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

 

 Universiteti i Tetovës