Shkëlqesisë së Tij, Z. Hasan Mehmet Sekizkök,
Ambasador i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut
Me shumë trishtim dhe pikëllim e morëm lajmin për tërmetin e fuqishëm që e goditi rajonin Elazig, duke rezultuar në humbje tragjike të shumë jetëve dhe njerëzve të plagosur, si dhe në dëme të mëdha materiale.
Në emër të stafit akademik të Universitetit të Tetovës dhe të studentëve tanë, e shfrytëzoj këtë rast të trishtuar për t’ju shprehur juve, qeverisë suaj dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre, ngushëllimet e mia më të thella dhe keqardhjen më të sinqertë dhe duke ju uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Shkëlqesia Juaj! Në këto çaste pikëllimi dhe zie, ne solidarizohemi me ekipet e shpëtimit në Turqi, të cilat janë duke bërë një punë të palodhur për të shpëtuar të mbijetuarit nga ky tërmet.
Dua t’ju siguroj se lutjet tona dhe solidariteti i komunitetit tonë janë me Ju dhe me popullin e Turqisë.
Tetovë, më 27 janar 2020
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës