Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati, Prorektori për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri Prorektorja për Financa Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftijari, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi dhe Kryetari i Parlamentit Studentor Ladon Murseli e pritën në takim Ministren e Arsimit dhe Shkencës së vendit tonë, Prof. Dr. Vesna Janevska.

Drejtuesit e Universitetit e uruan ministren për marrjen e funksionit në krye të Ministrisë së Arsimit duke shpresuar se bashkëpunimi në mes dy institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të përforcimit dhe avancimit të sistemit arsimor dhe kërkimit shkencor.

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli më pas e informoi Ministren e Arsimit mbi veprimtarinë e përgjithshme arsimore dhe shkencore të Universitetit të Tetovës, me numrin e fakulteteve dhe programeve studimore që disponon universiteti ynë si dhe mbi agjendën e aktiviteteve që janë realizuar ndër vite me theks të veçantë marrëveshjet ndërkombëtare me universitetet nga rajoni dhe bota.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska shprehu kënaqësinë e saj që është prezente në Universitetin e Tetovës duke theksuar se bashkëpunimi mes MASH-it dhe UT-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sipas saj Ministria e Arsimit në të ardhmen do ta riorganizojë sistemin e arsimit të lartë në vendin tonë dhe i gjithë ky organizim do të bëhet në bashkëpunim me të gjitha universitetet.

Kryetari i Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati në këtë takim tha se për të gjitha projektet të cilat Ministria e Arsimit ka për qëllim t’i realizojë dhe janë në të mirën e përgjithshme të universiteteve përfshirë edhe nevojat e Universitetit të Tetovës, bashkërisht duhet gjetur mundësi për t’i realizuar në mënyrë të ndërsjellë.

Në këtë takim po ashtu edhe Prorektori për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri, Prorektorja për Financa Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftijari si dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar diskutuan për nevojat dhe mënyrën e funksionimit për sektorët të cilët ata i menaxhojnë.

Në përmbyllje të këtij takimi, në shenjë respekti Ministres së Arsimit iu ndanë dhurata simbolike.