Në kuadër të programit ndërkombëtar CEEPUS, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të Universitetit të Tetovës u zhvillua një workshop praktik me temë “Pruning and Grafting Techniques for Fruit Trees”, i udhëhequr nga kandidati për doktoratë Jonas Fiala nga Universiteti Mendel në Bërno të Çekisë.
Aktiviteti përfshiu një ligjëratë teorike dhe demonstrime praktike mbi krasitjen dhe shartimin e pemëve frutore, të cilat u realizuan në ambientet e fakultetit. Gjithashtu, u mbajt një trajnim mbi përdorimin e pesticideve për mbrojtjen e bimëve, me fokus bimët dekorative të kopshtit universitar.
Ky workshop u mirëprit nga studentët dhe stafi akademik, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve praktike dhe në shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare në fushën e hortikulturës.
Universiteti i Tetovës shpreh mirënjohje për bashkëpunimin me Universitetin Mendel dhe për angazhimin e z. Fiala në ndarjen e njohurive me studentët tanë.






