Ambasadori i Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesia e tij Otsuka Kazuya bashkë me zonjën e tij sopranon Kyoko Otsuka u pritën sot nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli me rastin e një Masterclass-i të organizuar nga programi studimor Art Muzikor i Fakultetit të Arteve të titulluar “Këngët japoneze”.

Në takim mori pjesë edhe dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli, prodekanja për shkencë e këtij fakulteti, Prof. Ord. Nora Halimi dhe përfaqësuesja e ambasadës japoneze, Arbena Palloshi.

Në këtë takim Rektori bashkë me ambasadorin dhe të pranishmit theksuan rëndësinë e aktiviteteve të këtilla për të nxitur dialogun dhe shkëmbimin kulturor dhe për të thelluar njohuritë tona mbi artin dhe kulturën e pasur japoneze.

Masterclass-i filloi me fjalën përshëndetëse të dekanit të Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli i cili shprehu mirënjohjen e thellë për mundësinë që na ofruan Ambasadori me znj. Otsuka që përmes këtij masterclass-i ta njohim nga afër krijimtarinë muzikore dhe traditat që ka ofruar Japonia për botën. Gjithashtu, e falënderoi shefin e programit studimor Art Muzikor, Prof. Ord. Bajramali Idrizi dhe Prof. Ord. Teuta Halimi që u përkujdesën për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti si dhe studentët e pranishëm.

Masterclass-in e udhëhoqi sopranoja Otsuka e cila gjithashtu performoi disa pjesë nga një repertor i zgjedhur i muzikës japoneze e shoqëruar në piano nga Ёndra Ademi.

Masterclass-in e nderoi me një performancë në kitarë vet Ambasadori Kazuya.

Aktiviteti u mbyll me një prezantim muzikor të dy studentëve tanë Florentina Abazi dhe Abdulla Xhaferi.

Masterclass-i ishte frymëzues dhe një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve kulturore mes Universitetit tonë dhe përfaqësuesve diplomatikë në RMV.