Në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe mbështetjes së studentëve në zhvillimin e tyre profesional dhe avancimin e studimeve, në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës u mbajt prezantim informativ mbi mundësitë e bursave të ofruara nga Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD).
Në këtë aktivitet, studentët, hulumtuesit dhe profesorët e pranishëm patën mundësinë të njihen me programet e bursave të DAAD-së. Prezantimin e mbajti lektorja e DAAD-së në Maqedoninë e Veriut, znj. Susan Veselji-Zuka, e cila i informoi të pranishmit mbi programet e ndryshme të bursave, kriteret dhe procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, afatet kohore, si dhe udhëzimet praktike për përgatitjen e një aplikimi të suksesshëm.
Aktiviteti u shoqërua me interesim të veçantë nga studentët, të cilët, përmes një sesioni interaktiv me pyetje – përgjigje, patën mundësinë të marrin informacione dhe sqarime shtesë lidhur me procesin e aplikimit, mundësitë për specializim dhe kushtet e studimit e të jetesës në Gjermani.
Të gjithë të interesuarit për të aplikuar në programet e bursave të DAAD-së mund të gjejnë informacione më të detajuara përmes faqes zyrtare të DAAD-së në Instagram:





