Ky trajnim u realizua, më 4–5 qershor 2025, në kuadër të projektit Innov8Peace, i financuar nga Bashkimi Evropian, me pjesëmarrjen e 20 studentëve të Universitetit të Tetovës.

Gjatë trajnimit dyditor në Tetovë, 20 studentë të Universitetit të Tetovës u përfshinë në një përvojë intensive mësimore që përfshinte analizimin e sfidave sociale në komunitet; gjenerimin e ideve për zgjidhje të qëndrueshme; reflektim mbi rolin e tyre si aktorë të ndryshimit dhe bashkëkrijim dhe prezantim të projekteve për ndërtimin e paqes

Pas përfundimit të suksesshëm, këta të rinj janë tani zyrtarisht të certifikuar si “Peace Designers” të pajisur me njohuri dhe mjete konkrete për të ndërmarrë veprime në komunitetet e tyre dhe përtej kufijve.

Ky trajnim u realizua nga mentoret Prof. Ejona Icka dhe Msc. Mikaela Llalla, për udhëheqjen e këtij procesi transformues dhe mbështetjen ndaj gjeneratës së re të trajnueseve Amra Azizi, Besjana Izeiri, Elma Sulejmani.

Në përfundim të trajnimit, u ndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes, të cilat u shpërndanë nga Doc. Dr. Agron Iljazi, koordinator i projektit nga Universiteti i Tetovës, Prof. Ejona Icka, drejtoreshë ekzekutive e YSP Ballkan dhe mentore e trajnimit dhe Msc. Mikaela Llalla, zëvendëssekretare e përgjithshme e YSP Evropë dhe Lindje e Mesme, menaxhere e projektit INNOV8PEACE dhe mentore e trajnimit.